15 qershor 2020, Shkup – Deri në fund të javës pritet që të shpërndahen rreth 100.000 kartela nga bankat deri tek shfrytëzuesit e kartelave pagesore vendore dhe tashmë 10.000 qytetarë i kanë marrë kartelat dhe mund t’i shfrytëzojnë, tha ministrja e Financave Nina Angellovska, mysafire në emisionin “Utrinski Brifing”.

-Të dhënat e reja që i kemi nga mëngjesi, se deri në fund të javës pritet që të shpërndahen 100 mijë kartela, kjo është rreth një e treta, pak më poshtë, midis një të tretës dhe një të katërtës së numrit të përgjithshëm të qytetarëve, do t’i marrin tashmë kartelat. Dhjetë mijë qytetarë tashmë i kanë marrë kartelat, tashmë mund të paguajnë dhe të blejnë me to. Për shkak se numri më i madh i kartelave janë nga tre bankat më të mëdha të cilat shpërndajnë, kjo tregon se deri në fund të javës pritet që të shpërndahen rreth 100 mijë kartela për qytetarët. Në mënyrë intenzive, çdo ditë dorëzohen, shpërndahen dhe tërhiqen kartelat pagesore – thotë Angellovska.

Personat që janë të përfshirë sipas dekretit dhe që për shkak të ndonjë gabimi teknik nuk ndodhen në listë, do të mund të parashtrojnë ankesë deri nesër.

-Gjatë fundjavës janë dhënë përgjigje për mbi 1.000 qytetarë të cilët kanë parashtruar ankesa. Punohet në shpërndarjen e emaileve deri tek institucionet përkatëse nëse është Ministria e Arsimit, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale… me qëllim që të kontrollohen sipas numrit amë, të vërtetohet nëse bëhet fjalë për gabim teknik, lëshime ose për ankesë të dorëzuar, ndërsa personi ndoshta nuk i plotëson kushtet, në përputhje me dekretin. Të gjithë që duhet të marrin kartelë pagesore, ndërsa që kanë dorëzuar ankesë, do ta marrin atë, ndërsa të tjerëve do t’u jepet përgjigjje, por duhet ta kemi parasysh se procesi do të zgjasë duke e parë numrin e madh të emaileve – tha Angellovska.

Në lidhje me kërkesën e  kërkuesve pasiv të punës, ministrja  theksoi se  kjo është masë e vëllimshme dhe se ka të  bëjë me  kërkuesit aktivë  të punës të cilët duan të punësohen. Personat të cilët nuk kërkojnë punë përmes Agjencisë ndoshta punojnë me honorare dhe nuk përputhen me këtë kategori.

-Limiti është vendosur në nivel të caktuar dhe kemi të bëjmë me një numër të madh  prej 120 mijë.  Të mos harrojmë ta përmendim  se kryetari i Qeverisë i ka prezantuar masat  dhe pikërisht ky kriter u potencua në datë 17 maj, ashtu që  5.000 persona të rinj të cilët  nuk janë paraqitur si kërkues aktivë  u paraqitën deri në datë 22 maj, deri në afatin përkatës. Dhe ato persona kanë hyrë në listë. Do të thotë se kishte edhe një periudhë  përkatëse  në të cilën personat  të cilët kërkojnë punë  kanë mundur të paraqiten në Agjencinë për punësim, tha Angellovska.

Angellovska theksoi se me këto masa, përmes qytetarëve, qofshin ato kartela pagesore vendore, apo 20 milionë euro që do të jepen për mbështetjen e konkurrencës dhe investimet e kompanive në industri dhe prodhim, a është përmes bashkëfinancimit të trajnimeve të TI-së dhe programeve më të fundit përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës stimulohet biznesi dhe ekonomia dhe falë këtyre mjeteve, pritet që të amortizohet goditja mbi ekonominë. Gjithçka është disenjuar në atë mënyrë që të zbuten pasojat  mbi ekonominë, konkludoi Angellovska.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.