10 prill 2020, Shkup – Përmes sqarimit të masave, si dhe përshtatjes së tyre sipas nevojave dhe kërkesave, në takimin e sotëm të ministres së Financave Nina Angellovska, ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe përfaqësuesve të grupeve të hotelierisë të odave ekonomike u përfundua se qeveria do t’i mbështesë hotelierët.

Ministrja e Financave Angellovska tha se janë të hapur për komunikim të shpejtë, për sqarime shtesë, për t’i përshtatur masat, në mënyrë që t’i mbështesin kërkesat e sektorit real. Ajo theksoi se janë bërë ndryshime në rregulloren e masës për pagë prej 14.500 denarë për të punësuar për ndërmarrjet e vogla dhe mikro, me të cilën mundësohet që pronari dhe menaxheri nëse janë të punësuar në firmë, të mund të aplikojnë për masën. Gjithashtu, përveç këtij kushti u ndryshua edhe kushti 2 muaj në vend se 4, që të mbahet numri i njejtë i të punësuarve pas shfrytëzimit të saj.

– Dilemë shtesë që kemi sqaruar është se për cilët punëtorë mund të shfrytëzohet kjo masë. Masa mund të shfrytëzoht nga secila kompani që ka rënie prej më shumë se 30% të të ardhurave për të gjithë punëtorët që kanë pagë nën 39.900 denarë dhe që shfrytëzojnë lirime aktive nga kontributet dhe tatimi personal, përkatësisht për punëdhënësit që shfrytëzojnë lirim të plotë nga kontributet e projektit “Maqedonia punëson 1 dhe 2”. Nuk bëhet fjalë për masën për rritje të pagave që u promovua vitin e kaluar. Nëse e kanë shfrytëzuar masën për subvencionimin e kontributeve për rritjen e pagave, ata mund ta shfrytëzojnë gjithashtu këtë masë – tha Angellovska.

Ajo njoftoi se Banka e Zhvillimit së shpejti do të lëshojë linjën e dytë të kredisë prej 8 milionë euro dhe kreditë do të arrijnë 90.000 euro në përputhje me numrin e të të punësuarve. Ajo do të jetë e hapur për të tre sektorët e prekur, por edhe për të gjithë sektorët e tjerë të prekur nga kriza.

Ministri Bekteshi informoi se takimi me sektorin e turizmit dhe hotelierisë ishte shumë konstruktiv, për shkak se u ngritën pyetje në lidhje me kërkesat e tyre shtesë me qëllim të shfrytëzimit më të lehtë të masave qeveritare për mbështetjen e biznesit të prekur nga kriza në sektorin shëndetësor dhe ekonomike të shkaktuar nga kriza e koronës.

– Ministria e Ekonomisë tashmë ka siguruar fonde për mbështetje të drejtpërdrejtë të këtij sektori përmes Fondit të kompenzimit të turizmit, i cili tashmë është themeluar, por do të jetë aktiv pas përfundimit të krizës, përkatësisht gjatë periudhës së rimëkëmbjes. Ai do të orientohet në mbështetje të drejtpërdrejtë të sektorit të turizmit dhe aktualisht janë siguruar 95 milionë euro, mjete që parashikohet të rriten në periudhën e ardhshme sipas dëmeve që do të pësojnë këto kompani. Të hënën, presim propozime dhe udhëzime shtesë nga sektori i turizmit dhe hotelierisë për atë se në cilin drejtim është më e lehtë të shfrytëzohen masat nga ana e tyre që do të shqyrtohen të martën në takimin e Trupit koordinues, pas të cilit në rast se ka nevojë do të merren masa shtesë – theksoi Bekteshi. 

Hotelierët e përshëndetën dialogun me qeverinë.

– Në pjesën e rregulloreve të reja që i miratoi Qeveria treguan një hap pozitiv për disa nga çështjet që kemi përmendur dhe është një hap i mirë dhe shpresoj që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tej. Na ka munguar një dialog i tillë konstruktiv. Do të mundohemi t’i transmetojmë masat tona, sa më mirë që të mundemi dhe dua të theksoj se do të fokusohemi se si të ruajmë numrin e të punësuarve tanë dhe si të marrim sa më shumë mjete për ta – tha Martin Angellovski, përfaqësues i sektorit të hotelierisë.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.