6 dhjetor 2019, Shkup – Pagesa e kthimit të TVSH-së nga faturat e skanuara filloi sot dhe do të kryhet pa pengesë në ditët në vijim, derisa të paguhen të gjithë qytetarët që kanë realizuar të drejtën e kthimit në tremujorin e parë, në vlerë prej rreth 3 milionë euro, tha ministrja e Financave Nina Angellovska në një konferencë për shtyp.
Siç theksoi Angellovska, sot janë paguar të gjitha urdhëresat që arritën nga DAP-i për kthim të TVSH-së dhe se në llogaritë e 16.600 qytetarëve do të destinohen rreth 21 milionë denarë.
– U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të verifikojnë llogaritë e transaksionit që kanë vendosur për kthimin e TVSH-së, sepse kthimi i TVSH-së do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Mbi 180.000 qytetarë, çdo muaj mesatarisht skanojnë llogari fiskale edhe gjatë këtyre 5 muajve janë skanuar mbi 40 milionë llogari fiskale,resprektivisht rreth 8 milionë llogari çdo muaj – tha Angellovska.
Ajo theksoi se mosha mesatare e njerëzve që skanojnë llogari fiskale është 42-44 vjet. Më së shumti, llogari skanojnë në komuat: Aerodrom, Kisella Vodë, Qendër dhe Karposh, si dhe në Manastir dhe Shtip.
Angellovska gjithashtu njoftoi se TVSH-ja Ime #Shpërblimi Im, do të fillojë më datë 15 dhjetor dhe se kjo do të jetë edhe një motiv plus për qytetarët ti skanojnë llogaritë e tyre fiskale dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në luftën kundër ekonomisë gri.