18 qershor 2020, Shkup – Kartela pagesore vendore dhe vauçerët për turizmin vendor do ta lehtësojnë rënien e aktivitetit ekonomik në tremujorin e tretë, si dhe rënien e numrit të bujtjeve në turizmin e Maqedonisë. Këtë e kanë treguar simulimet e bëra në Ministrinë e Financave, deklaroi ministrja e Financave, Nina Angellovska, mysafire në emisionin “Agenda 35”.

Përmes masës së kartelës pagesore vendore do t’u ofrohet mbështetje financiare rreth 325.000 qytetarëve. Ministrja e Financave thotë se masa është bashkëkohore dhe e hartuar në mënyrë sistematike që të stimulojë pagesat me para jo të gatshme, zvogëlimin e ekonomisë joformale, blerjen e prodhimeve dhe shërbimeve vendore të Maqedonisë dhe njëkohësisht do të rrjedhin mjete në ekonomi në një afat të shkurtër.

– Kemi bërë një simulim, që do të thotë 28 milionë euro në ekonomi në një periudhë kaq të shkurtër prej 30 deri në 40 ditë. Gjatë këtij simulimi për tremujorin e tretë të vitit, nëse parashikojmë se kontraksioni ose zvogëlimi i aktivitetit ekonomik do të jetë 2.7%, me hyrjen e të gjitha këtyre mjeteve do të vërejmë diçka nën 2%, resprektivisht zvogëlim  prej 0.7 – 0.9 pikë përqind rënie më të vogël ekonomike, falë mjeteve që do të hyjnë në ekonomi dhe që do të shpenzohen për sektorët e prekur për prodhime dhe shërbime vendore – tha Angellovska.

Angellovska gjithashtu thekson se vauçerët për turizëm vendor do të ndikojnë në rënien më të vogël të numrit të bujtjeve.

– Këtu do të të përmendi edhe masën e vauçerëve për turizëm e cila është rreth 10-12 milionë euro dhe u janë shpërndarë 117.000 qytetarëve, secilit nga 100 euro . Simulimi që kemi bërë këtu, me qëllim që ta vlerësojmë efektin, nëse numri i bujtjeve gjatë vitit 2020 sipas ngjarjeve do të ishte rreth 50%, me këtë masë kjo përqindje do të ishte dyfish më e vogël, resprektivisht do të ndikonte në rënien më të vogël të numrit të bujtjeve dhe në të njëjtën kohë përforcimin e turizmit të Maqedonisë – thotë Angellovska.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.