9 prill 2020, Shkup – Masa për pagë prej 14.500 denarë për çdo punëtor vlen për të gjitha firmat që janë të prekura nga kriza e virusit të koronës, si dhe për kryerësit e pavarur të veprimtarisë. Aplikimi është i lehtë, ndërsa kushtet janë të thjeshta, theksoi ministrja e Financave Nina Angellovska në emisionin “Ekonomski magazin”.
neto. Angellovska potencoi Ligjin për marrëdhënie të punës sipas të cilit në kushte të ndërprerjes së procesit të punës nga forca madhore, firmat mund të paguajnë 50% të pagës, që do të thotë se në sektorin e hotelierisë ku paga mesatare neto është 18.000 denarë, mjetet nga masa mbulojnë servisimin edhe të pagës edhe të kontributeve.
– Ligji për marrëdhënie të punës, neni 112 përcakton se në ndërprerje të marrëdhënies së punës mund të lëshohen punëtorët me 70% pagë, në rast të forcës madhore punëtorët mund të lëshohen me pagë 50%. Pra, nëse flasim për sektorin e hotelierisë, i cili sipas Entit Shtetëror të Statistikës punëson 30.000 persona që kanë pagë bruto prej 26.000 denarë dhe pagë neto prej 18.000 denarë për vitin 2019, kompanitë për t’i mbajtur punëtorët i kanë lëshuar në shtëpi me pagë 50%, që do të thotë se ata kanë pagë neto prej 9.000 denarë. Paga neto prej 9.000 denarë me kontribute dhe tatim personal është 14.500 denarë, që do të thotë se në këtë rast masa mbulon plotësisht atë pagë prej 50% për kompanitë të cilat tashmë e kanë bërë këtë – thotë Angellovska.
Ministrja e Financave tregon se masa është e hapur për të gjithë punëdhënësit.
– Njëri nga kushtet është që të ardhurat e tyre të kenë rënë për 30%, këtu shohim se kush dhe sa është i prekur. Kur flasim për rënie të të ardhurave prej 30%, flasim për muajin prill dhe maj, sepse për muajin prill do të aplikoni në fund të prillit, përkatësisht në fillim të muajit maj dhe nëse në prill keni rënie të të ardhurave prej 30% në krahasim me mesataren mujore të vitit 2019, ju e plotësoni këtë kusht. Në vijim, kemi parashikuar për ata që janë regjistruar më vonë, ta marrin mesataren e muajve që kur kanë filluar me punë, ndërsa për punëtorët sezonalë tremujori krahasohet me tremujorin që është relevant në vitin e kaluar – rënie prej 30%. Cili është kushti i dytë – të mos paguajnë bonuse dhe dividende nga dita e shpalljes së rregullores dhe kjo është nga një ditë më parë, deri në ditën e shfrytëzimit të ndihmës. Kushti tretë thotë që pagë mbi 120.000 denarë të mos kenë mbi 10 përqind të të punësuarve. Do të thotë se flasim për kushte vërtet të thjeshta të cilat i përfshijnë të gjithë punëdhënësit – tha Angellovska
Angellovska theksoi se aplikimi është shumë i thjeshtë.
– Në Drejtorinë e të Ardhurave Publike në sistemin e-tatime, kompanitë plotësojnë kërkesë deri në datën 5 të muajit, që do të thotë deri më datë 5 maj për muajin e kaluar se i plotësojnë kushtet. Ata deklarojnë nën përgjegjësi morale dhe penale që të ardhurat e tyre kanë rënë për 30%, rrethojnë disa fusha dhe e plotësojnë kërkesën. Brenda tre ditësh, DAP-i i njofton ata për rregullsinë e kërkesës, i cili tani është publikuar. Pastaj kompanitë në PMPI, formularin që e plotësojnë në nivel mujor për pagesën e pagave, shënojnë se për cilin punëtor kërkojnë ndihmë. Rrethojmë të themi 10 persona ose sado që të rrethojnë dhe themi se në fushën për shifër vendosin 619 nëse e shfrytëzojnë vetëm këtë masë ose 621 nëse e shfrytëzojnë edhe rritjen e pagave dhe kontributeve. Pas aplikimit deri më datë 13 të muajit, ata do ti marrin mjetet në llogarinë e tyre. Si? DAP-I, përmes një program të verçantë të hapur për këtë masë e informon Qeverinë, Qeveria i paguan në llogari të punëdhënësit, i cili duhet sipas ligjit deri në datë 15 të muajit do t’i paguajë pagat resprektivisht PMPI ta kalojë në bankë – thotë Angellovska.
Ajo thekson se masa vlen edhe për kryerësit e pavarur të veprimtarisë.
-E njëjta masë për mbështetje financiare prej 14.500 denarë vlen edhe për kryerësit e pavarur të veprimtarisë. Të gjithë këta zejtarë që u përmendën, janë të regjistruar si kryerës të pavarur të veprimtarisë dhe procesi i aplikimit për ta shkon në vend se përmes e-tatimeve, përmes sistemit e-PDD të DAP-it. Gjithashtu, rregullorja është shpallur si dhe formulari, ndërsa procesi është shumë i thjeshtë, sepse nuk është i njëjti proces i PMPI-së te kryerësit e pavarur të veprimtarisë. Këtu bëjnë pjesë një numër të madh zejtarësh, numër i madh i punonjësve të kozmetikës, parukierë e të tjerë dhe për të njejtit është e hapur masa për mbështetje me ndryshime të vogla, sepse forma e regjistrimit është ndryshe – theksoi ajo.