18 korrik 2020, Shkup – Qeveritë duhet ta japin kontributin e tyre për ta lehtësuar rrugën për gratë në udhëheqjen e biznesit, të krijojnë rregullativa dhe platforma për lidhje të cilat do t’u ndihmojnë, ndërsa me atë edhe do të japin kontribut për përballjen me krizën shkaktuar nga Covid-19, sepse gratë mund të luajnë rol kyç. Sinergjinë të cilën mund ta japin gratë së bashku me e-tregtinë mund të kontribuojë në adaptimin drejt normalitetit të ri dhe njëkohësisht krijimin e vlerës së shtuar, theksoi ministrja e Financave, Nina Angellovska në njërën prej diskutimeve të konferencës 6-ditore nga Komisioni i Kombeve të Bashkuara për tregti ndërkombëtare dhe të drejtë – UNCITRAL me titull “Përgjigja ndaj COVID-19 dhe rimëkëmbja” (COVID-19 responce and recovery).
Kjo konferencë në nivel të lartë zgjati 6 ditë u diskutua në 6 tema lidhur me sfidat e COVID-19, ndërsa në bashkëpunim me UN women. Angellovska mori pjesë në temën “Barazia gjinore, tregtia dhe COVIDI”, ku u diskutua për potencialin e pashfrytëzuar të grave, rolin e tyre kyç në krizë, përfshirjen e këtij grupi qëllimor nga kriza, veçanërisht ndërmarrjet e vogla të udhëhequra nga gratë. Në diskutim morën pjesë edhe përfaqësues të Bankës Botërore, të grave të KB-së, të ministrive të vendeve të tjera, ndërsa për ngjarjen janë regjistruar mbi 800 dëgjues.
– Kohërat e jashtëzakonshme kërkojnë transformim dhe adaptim të jashtëzakonshëm. Kemi mundësi historike për e-tregtinë edhe për gratë. Të gjithë duhet ta japin kontributin e tyre – qeveritë të fokusohen përmes rregullativës për ta lehtësuar rrugën për sektorin privat dhe për gratë, të mundësojnë ambient për biznes modele të reja, mënyra të reja të bashkëpunimit, për platforma për e-shitje dhe rritje të e-tregtisë dhe hapjen e mundësive për konkurrencë më të madhe dhe plasimin e tregjeve të reja. Sektori privat duhet të investojë në adaptimin me normalitetin e ri – praktika të reja të punës, adaptimin e biznes modelit, implementimin e teknologjive të reja. Gratë duhet t’i inkurajojmë, t’ua lehtësojmë rrugën për ta dhënë kontributin e tyre, të përfshihen në proceset kryesore. Tani është më e rëndësishme se më pare, ta hapim po tencialin e pashfrytëzuar të grave – ato do të luajnë rol kyç në shpejtësinë e rimëkëmbjes së ekonomive tona – theksoi Angellovska.
Ajo theksoi rëndësinë e platformave të e-tregtisë, si dhe teknologjisë që do të luajë në vazhdim një rol të madh në funksionimin e normalitetit të ri. Theksoi se, Qeveria e Maqedonisë, ka ndërmarrë aktivitete në këtë drejtim, si mundësimin e faturës në formë elektronike, aplikacione elektronike të cilat paraprakisht kanë qenë vetëm në formë letre, si edhe se përmes masave shihet fokusi ndaj teknologjive siç janë vauçerët për bashkëfinancimin e trajnimeve për aftësi TI, instrumente nga Fondi për inovacione për adaptim të shpejtë përmes mënyrës së implementimit të masave. Në lidhje me e-tregtinë ajo theksoi se dukshëm është rritur numri i e-dyqaneve të reja, e- transaksioneve dhe se vetëm në muajin mars të vitit 2020 ka hapur thuajse numër të barabartë të e-dyqaneve, si për të gjithë vitin 2019.
Në drejtim të politikave për mbështetjen e grave në këto kushte të krizës, Angellovska theksoi se në paketën e tretë të masave antikrizë të cilat i ka parashikuar Qeveria është paraparë edhe linja e tretë e kredive pa interes në vlerë prej 31 milionë euro që duhet të bëhet funksionale në vjeshtë.
Grant prej 30% të kredisë do t’u jepen firmave të drejtuara ose të themeluara nga gratë, duke punësuar të rinj, të orientuar drejt eksportit ose duke prezantuar inovacion, dixhitalizim dhe e-tregti në punën e tyre.