28 prill 2020, Shkup – Ministrja e Financave Nina Angellovska e cila është një nga 7 ambasadoret e para për e-tregti në botë, të UNCTAD-it (trupi i i Kombeve të Bashkuara për tregti, investime dhe zhvillim), sot mori pjesë në panelin e diskutimit të nivelit të lartë në kuadër të Javës së e-tregtisë UNCTAD. Ky është forum drejtues ku marrin pjesë ministra, përfaqësues të lartë të qeverisë, drejtorët ekzekutiv, organizata ndërkombëtare, bankat e zhvillimit, opinioni ekspert dhe joqeveritar për të diskutuar për mundësitë e zhvillimit dhe sfidat në lidhje me ekonominë dixhitale. Këtë vit, për shkak të krizës Covid-19 realizohet në mënyrë virtuale.
Në këtë forumi, trajtohen disa tema, siç janë: ekonomitë dixhitale në kohë reale; si të mbrohen konsumatorët dhe çfarë përpjekjesh marrin autoritetet për të lehtësuar efektet negative të pandemisë; inovacionit, pronësinë e të dhënave dhe pronësinë intelektuale; rolin e sigurisë kompjuterike dhe privatësinë në hapësirën dixhitale dhe e-tregtinë.
Në kuadër të panelit të diskutimit “Empowering women digital entrepreneurs for resilient economies“ në të cilën morën pjesë ministrja e Financave, gjithashtu edhe zëvendës-sekretarja e përgjithshme e UNCTAD-it Izabel Durant, ambasadorja dhe përfaqësuesi i përhershëm i Misioni të Mbretërisë Holandeze në Kombet e Bashkuara Monik Van Dalle, ambasadorja e e-tregtisë, themeluese dhe drejtore ekzekutive e Kvikkesh Patrisha Zundi Jao, bashkëthemelues i PejDunia, Juma Ding Foll dhe përfaqësuesja maqedonase të Asociacionit për e-tregti Marija Ristovska.
Në panel u diskutua se dixhitalizimi krijon mundësi të reja për gratë në vendet në zhvillim. Sidoqoftë, ky potencial nuk është shfrytëzuar ende plotësisht për arsye se lidhen me paragjykimin gjinor, mungesën e përfaqësimit, qasjen e pabarabartë në internet dhe aftësitë e kufizuara dixhitale etj.
Ministrja e Financave Angellovska, në fjalimin e saj theksoi se dixhitalizimi gjatë kohës së pandemisë dhe krizës globale shëndetësore dhe ekonomike, fiton perspektivë të re.
– Me masat kufizuese për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të njëjtën kohë marrim masa për të lehtësuar punën dhe mënyrat e reja të punës – faturat elektronike, dokumentet elektronike dhe të ngjashme. Gjatë muajit mars, numri i e-dyqaneve të reja në tregun maqedonas është pothuajse i njëjtë me numrin e e-dyqaneve të hapura gjatë gjithë vitit 2019. Dyqanet ushqimore online tani kanë 8 deri në 10 herë më shumë shitje . Nuk ka dyshim se tani është koha që ekonomia dixhitale dhe tregtia elektronike të tregojnë potencialin e tyre. Shprehitë do të ndryshojnë, do të rritet përdorimi i kartelave të pagesës dhe e-banka do të rritet, biseduam për inkurajimin e fintek, të stimulohen pagesat pa para të gatshme etj. Besoj se është e qartë se bota nuk do të jetë e njëjtë pas kësaj – pasi jeta të fillojë të kthehet në normalitet. Nëse deri më tani thamë se për shkak të teknologjive, bota po ndryshon më shpejt se kurrë, tani besoj se kjo krizë do të vendose edhe më shumë shpejtësinë edhe atë në tempon e 5-të – tha Angellovska.
Ajo tha se varej nga qeveritë, sipërmarrësit, gratë në të gjithë botën – nëse dhe sa do të ishte bota më e mirë dhe më e zgjuar pas krizës së koronës dhe se kompanitë do të ndryshojnë proceset e tyre, modelet e biznesit dhe do të rikonstruktohen disa zinxhirë furnizimesh.
-Faza e rimëkëmbjes do të fillojë së shpejti. – Dëshiroj që t’ju lë me porosinë se roli i grave dhe sipërmarrjes transformuese gjatë fazës së rimëkëmbjes do të jetë më i madh se kurrë – tha Angellovska.
Përndryshe, e-tregtia për gratë është nismë e udhëhequr nga UNCTAD-i e mbështetur nga Qeveria e Holandës. Qëllimi është që t’i frymëzoni, mbështesni dhe t’i jepni zë grave sipërmarrëse dixhitale në vendet në zhvillim dhe në fund t’i bëjmë ato një fuqi për krijimin gjithëpërfshirës të pasurisë në rajonin e tyre.
Në vendin tonë në muajin tetor të vitit të kaluar u mbajt masterklasi i parë në botë të e-tregtisë për gra.