28 qershor, Shkup – Rreth 28 milionë euro tashmë janë transferuar në bankat për kartelën pagesore vendore dhe nga mesi i javës së kaluar, janë dhënë 60.000 kartela për shfrytëzuesit, në vlerë prej rreth 11 milionë euro dhe të njejtat janë në funksionim. Me kartelën pagesore vendore tashmë blihen produkte të Maqedonisë, tha ministrja e Financave, Nina Angellovska e ftuar në emisionin “Biznis Poenti” në TV Alfa.

-Vlera e përgjithshme prej 28 milionë euro është depozituar në llogaritë bankare. Bankat, çdo ditë në mënyrë intensive i lëshojnë kartelat pagesore vendore për qytetarët. Që nga data 23 qershor, në qarkullim ishin 60.000 kartela dhe tashmë po paguhen me to në markete, dyqane n; objekte hotelierike. Pra, rreth 11 milionë euro ishin tashmë në llogaritë e qytetarëve deri në datë 23 qershor. Ne monitorojmë çdo ditë zbatimin e masave, mënyrën e lëshimit dhe shpërndarjes së kartelave tek qytetarët, por monitorojmë edhe situatën për ankesa të caktuara të parashtruara nga qytetarët, sepse vlerësojnë se i përkasin dhe i plotësojnë kriteret, por nuk kanë qenë në listë – tha Angellovska.

Ministrja e Financave, theksoi se një ekip nga Sekretariati i Përgjithshëm dhe institucione të tjera kompetente po shqyrtojnë ankesat dhe se të gjithë ata që kanë paraqitur ankesa dhe i plotësojnë kushtet dhe nuk janë në listën fillestare, do të marrin kartelën pagesore vendore.

Kartelat pagesore vendore mund të shfrytëzohen për të blerë produkte vendore deri më datë 15 gusht. Dyqanet janë të detyruara t’i tregojnë produktet vendore në rafte të veçanta ose me shenja në dyqanet me pakicë.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.