4 maj 2020, Shkup – Rreth 7.000 kompani deri më tani aplikuan për masat qeveritare, theksoi sot në konferencë për shtyp, ministrja e Financave Nina Angellovska. Interes më të madh ka për masën e mbështetjes financiare prej 14.500 denarë për çdo të punësuar për të cilën deri më tani aplikuan rreth 5000 kompani dhe njëkohësisht ka interes edhe për kreditë pa interes të Bankës së Zhvillimit, si dhe për lirim nga pagesa e akontacioneve për tatimin mbi fitimin.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së të ardhurave publike, thuhet se tashmë mbi 1.000 subjekte, kompani dhe ushtrues të veprimtarisë e shfrytëzuan masën për lirim të akontacioneve edhe atë mbi 680 kompani aplikuan për lirim të akontacioneve nga tatimi mbi fitimin dhe rreth 380 ushtrues të veprimtarisë për lirim të akontacioneve nga tatimi mbi të ardhurat personale.

– Në vijim, ato linja kreditore pa normë interesi që u lansuan, linja e parë pothuajse u shfrytëzua, me ç’rast mbi 630 kompani ose saktësisht 631 kompani, të cilat punësojnë 5.600 persona, morën kredi të aprovuara pa normë interesi në vlerë prej 4.7 milionë euro. Kjo linjë kishte me të vërtetë interes të madh, kështu që linja e dytë prej 8 milionë eurove ishte lëshuar në datë 29 prill dhe vetëm për të, po të njejtën datë tashmë ishin parashtruar 600 aplikime nga kompanitë – tha Angellovska

Ajo theksoi se për masën më voluminoze në vlerë prej 100-120 milionë euro për mbështetje financiare prej 14.500 denarë për çdo të punësuar, për të cilën aplikacioni u lëshua ditën e premte, nga dita e sotshme, kanë parashtruar mbi 5000 aplikime nga kompanitë, vetëm për dy ditët e javës. Nga këto, 4.000 aplikime tashmë janë përpunuar dhe aprovuar.

– Vlerësoj se kjo është me të vërtetë një paketë e rëndësishme e masave që u lansua, kështu shfrytëzimi i kësaj mase voluminoze e cila vlen për të gjithë dhe që duhet të ndihmojë dhe në mënyrë likuide për mbrojtjen e vendeve të punës dhe fillimisht pritet që procesi i aplikimeve të përfundojë, aplikantët të kenë plotësuar formularët MPIN, për të treguar se për sa të punësuar bëhet fjalë dhe të fillojnë me pagesat prej datës 10 maj, përkatësisht të paguhet mbështetja financiare për firmat. Nëse i marrim parasysh të gjitha këto, mund të themi se tashmë rreth 7.000 kompani i shfrytëzojnë ose do i shfrytëzojnë ato ose kanë aplikuar për masat nga seti i parë dhe i dytë i masave ekonomike që u prezantuan – tha Angellovska.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.