29 mars 2020, ShkupTë ruajmë çdo vend pune, secili të ketë mjete që ta mbijetojë dhe tejkalojë këtë periudhë. Ta ruajmë likuiditetin e buxhetit që t’i servisojmë detyrimet dhe ta mbrojmë likuiditetin e ekonomisë i cili pastaj duhet të rifillojë. Këto janë qëllimet sipas të cilave udhëhiqemi në përballjen me krizën dhe menaxhimin me Buxhetin, theksoi ministrja e Financave Nina Angellovska në intervistën për Radio Evropa e Lirë.

Duke folur për çfarë do të shkurtohej nga buxheti, Angellovska theksoi se gjihçka që është në funksion të përbëlljes me krizën, nuk mund të jetë lëndë e shkurtimit, si shëndetësia dhe siguria, Ajo thekoi se duhet të sigurohen para për çdo qytetar që të ketë mjete, të rrjedhë mbrojtja sociale dhe të gjithë të jenë solidarë, realë dhe të vetëdijshëm.

-Nëse flasim për shkurtim në anën e shpenzimeve, do të ketë shkurtim të mallrave dhe shërbimeve të caktuara, përkatësisht shërbime të caktuara kapitale siç është blerja e pajisjve, licencave, softuerëve. Do të thotë, në kushte të tilla gjithçka që është thelbësore dhe drejtpërdrejt nuk lidhet me përballjen me krizën e koronavirusit, ndërsa dhe mundet të jenë lëndë të shkurtimit. Ndërsa si dhe pse? Me një qëllim të vetëm – të ruhet çdo vend pune, secili të ketë mjete ta mbijetojë këtë periudhë, të gjithë të jemi solidarë. Ta ruajmë para së gjithash likuiditetin që t’i servisojmë këto detyrime dhe ta ruajmë likuiditetin e ekonomisë i cili duhet të rifillojë dhe të vazhdojë të mbushë tubacionin që të mund të vazhdojë të shkojë dhe të rrjedhë normal edhe ana e shpenzimeve – tha Angellovska.

Ajo theksoi se pakoja e parë e masave me të cilat ofrohen kredi pa interes, subvencionim të kontributeve dhe shtyrje të pagesës së akontacioneve të tatimit të përfitimit, kushton, përafërsisht 40 milionë euro.

– Flasim për rreth 40 milionë euro dhe 50 milionë euro shtesë për të cilat njoftuam se Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut do t’i vë në funksion të ekonomisë përmes kredive, për të cilat tani janë duke përcaktuar kushtet dhe diskutohet edhe me bankat komerciale që ato të plasohen përmes tyre, sepse bëhet fjalë për një hua për të cilën është lidhur marëveshje me Bankën Evropiane të Investimeve. Tani diskutojmë për ndryshimin e kushteve, në mënyrë që të mund të vendosen në funksion për menaxhim me krizën dhe për ndihmë të likuiditetit të ekonomisë. Kjo pako e dytë e masave që po përgaditet, për të cilat do të informojmë për numrat. Masa e përkrahjes ose e pagesës së pages minimale për sektorët dhe industritë e prekura, do të kushtonte afërsisht 100 deri 120 milionë euro – tha Angellovska.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.