2 janar 2029, Shkup – Rezultatet nga loja shpërblyese TVSH Ime#Shpërblimi im janë edhe mbi pritjet. Për 15 ditë në muajin dhjetor, pasi filloi loja shpërblyese janë skanuar aq llogari sa në periudhën paraprake përafërsisht prej një muaj ka pagesë më të madhe të TVSH-së.
– Nga korriku i vitit të kaluar, mesatarisht në muaj janë skanuar tetë milionë llogari fiskale. Tani vetëm në dhjetor kemi 12.5 milionë llogari fiskale, përkatësisht rritje prej mbi 53 përqind. Nëse e marrim periudhën prej 15 dhjetorit deri më 31 dhjetor kemi tetë milionë llogari fiskale të skanuara, gjegjësisht për 15 ditë janë skanuar aq sa mesatarisht janë skanuar në periudhën paraprake gjatë një muaji tha ministrja e Financave Nina Angellovska në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp për realizimin e Buxhetit për vitin 2019.
Sipas ministres me rëndësi është fakti se bëhet fjalë edhe për pagesë më të madhe të TVSH-së, resprektivisht në dhjetor rritja e pagesës së TVSH-së arrin 12 përqind, ndërsa TVSH-ja e paguar nga llogaritë e skanuara shënon rritje prej 59 përqind.
– Këto shifra flasin për rezultatet, për popullaritetin e lojës shpërblyese, për atë që sa më shumë njerëz skanojnë llogaritë, marrin pjesë në luftën kundër ekonomisë gri dhe kjo lojë shpërblyese i stimulon ata që të përfshihen shumë e më shumë bashkarisht në luftën kundër ekonomisë gri, ndërsa nga ana tjetër, me anë të kësaj ndikojmë edhe në përforcimin e rritjes së moralit në pjesën e tatimeve, theksoi ministrja e Financave.
Angellovska potencoi se rritet numri i shfrytëzuesve të ri, kështu që kemi mbi 200 mijë instalime të instalimeve celulare.
Përkujtoi se tërheqja e 15 shpërblimeve të para prej mbi 100 mijë denarë do të ndodhë në 4 janar gjatë tërheqjes së lotarisë në televizionin Kanal 5.