25 tetor 2019, Shkup – Menaxhimi i biznesit me e-tregti kërkon bashkëpunim multi-sektorial, njohuri të gjerë të shumë fushave dhe shumë pasion. Potenciali i e-tregtisë për një vend të vogël si i yni është i madh. Zhbllokimi i këtij potenciali kërkon partneritet dhe forca të përbashkëta qeveritare, sektorë jo qeveritarë dhe realë, bashkësia akademike dhe zbatuesit të arsimit joformal si dhe qytetarët, tha ministrja e Financave Nina Angelovska në hapjen e Кonferencës së dytë vjetore të e-tregtisë me temën “Rritje e biznesit me e -tregti” ku morën pjesë më shumë se 400 pjesëmarrës, me mbi 200 kompani dhe organizata, ndërsa do të ndajnë njohuritë dhe përvojën e tyre 30 folës nga brenda dhe jashtë vendi.

Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se maqedonasit kanë shpenzuar 84 milionë euro për blerjet onlajn me kartela pagesore në gjysmën e parë të vitit 2019, që është 26 përqind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

-Ministria e Financave ka disa iniciativa që lidhen me sfidat e identifikuara nga e-tregtia. Me ligjin e ri për shërbimet e pagesave, i cili së shpejti do të miratohet, do të mundësojë liberalizimin e tregut dhe mundësinë për hyrjen dhe zhvillimin e zgjidhjeve fintech resprektivisht zgjidhje të sofistikuara të pagesave. Tashmë po punohet edhe në konceptimin e plan veprimit për veprimin e targetuar të ekonomisë gri, i cili do tu ndihmojë bizneseve në luftën kundër konkurrencës jolojale – tha Angelovska.

Ministrja Angelovska theksoi se sektori qeveritar duhet të inkurajojë kompanitë, veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke mundësuar që të rriten dhe të zhvillohen me e-tregtinë. Duke theksuar se biznesi është partner i qeverisë, ministrja Angelovska inkurajoi kompanitë që të iniciojnë ndryshime, sepse vetëm me një forcë të bashkuar dhe një qasje holistike mund të arrihet progresi.

Asociacioni për e-tregti është themeluar 2 vjet më parë, me qëllim të kontribuojë në avancimin e tregtisë elektronike dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm të biznesit në rritje.

 

 

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.