09 tetor, 2019 Shkup – Të gjithë qytetarët të cilët skenojnë llogari fiskale dhe marrin pjesë në masën “TVSH-ja Ime, Shpërblimi Im”. Janë parashikuar shpërblime në nivel ditor dhe 15 shpërblime në nivel mujor dhe dy shpërblime kryesore. Fondi është 31 milionë denarë dhe të gjitha shpërblimet janë në para. Sipas ministres së Financave, Nina Anelovska, kjo është avancim i masës “TVSH-ja Ime” që jep rezultate dhe do të jetë motiv shtesë për qytetarët në luftën kundër ekonomisë gri.
-Loja shpërblyese “TVSH-ja Ime # Shpërblimi Im” është një lloj përparim i masës, i cili tani dha rezultate. Gjatë krijimit të lojës shpërblyese ekipi i cili ka punuar i merr parasysh propozimet e shumta që arritën nga qytetarët dhe më vjen mirë tu tregoj një pjesë e mirë e tyre do të inkorporohen edhe në zgjidhjen përparuese. Gjithashtu, ishin marrë parasysh praktikat më të mira të suksesshme nga vendet e tjera. Dhe jo vetëm ajo, por shkojmë edhe një hap më shumë krahas shpërblimit të lojës shpërblyese ka edhe elemente edukative të cilat ndikojnë në edukimin financiar”, deklaroi ministrtja Angelovska.
Aplikacioni TVSH-ja Ime ka 200 mijë instalime dhe në nivel mujor skenohen mbi 7.5 milionë llogari nga ana e mbi 150 mijë shfrytëzuesve aktivë. Ministrja potencon se në fund të vitit përmes kësaj mase te qytetarët do të kthehen tre milionë euro për tre muajt e parë që nga çasti i fillimit të masës.
-Qytetarët do të marrin shpërblime në para gjatë skenimit të llogarive fiskale plotësisht nga kthimi i cili është garantuar dhe i cili arrin 15 përqind e TVSH-së së llogarisë fiskale. Kthimi do të vazhdojë edhe në dhjetor do të bëhet pagesa e parë në vlerë prej tre milionë euro prapa për qytetarët, ndërsa me lojën shpërblyese mundësojmë stimulim plotësues dhe motivim të qytetarëve të marrin pjesë në luftën kundër ekonomisë gri”, sqaroi ministrja.
Ajo tha se gjatë krijimit të vendimit janë marrë parasysh edhe përvojat e 10 vendeve, ndërsa e citoi shembullin e Tajvanit ku në vitin 1951 adreson ekonomi gri me lojë shpërblyese dhe e zvogëlon evazionin tatimor për 75 përqind. Kjo lojë shfrytëzohet edhe sot në Tajvan.
Sipas Angelovskës e rëndësishme është të shkohet me mënyrën për tu shpërblyer qytetarët, ndërsa jo me sanksione. -Ti shpërblejmë qytetarët të cilët marrin pjesë në luftën kundër ekonomisë gri dhe të cilët me këtë vendim do të ketë një arsye më shumë ti skenojnë llogaritë fiskale. Kur nuk do të mund të marrin llogari, të kërkojnë, kur nuk do të mund të marrin atë, të paraqesin që të mundet DAP-i të veptroj. Masa kthen para te qytetarët, e përforcon disiplinlën financiare dhe falënderim i teknologjive do të kemi edhe komponentë edukative në tërë këtë vendim, tha Angelovska.
Loja shpërblyese është e Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së të ardhurave publike, ndërsa do ta organizojë Lotaria shtetërore e Maqedonisë. Kjo do të zgjasë një vjet.