09.11.2019 – Veglat dixhitale si çelës për menaxhim më të mirë me shtetet dhe përmirësim të demokracisë, janë akoma të shpërfillura. Dixhitalizimi mund të ndihmojë në adresimin e problemeve globale mes të cilit edhe më i vështiri – zhvillimi i qëndrueshëm. Teknologjitë e reja janë gjithashtu thelbësore për tejkalimin e hendekut gjinor. Duke iu drejtuar hapjes së Forumit të 13-të ndërkombëtar të Frejës së mbajtur në Shkup këtë vit, ministrja e Financave Nina Angellovska tha se jemi në kërkim zbulimi dhe shfrytëzim të potencialeve të teknologjive për të adresuar problemet kryesore sociale.

– Njerëzimi përballet me varfërinë dhe urinë, emigrimin si rezultat i ndryshimeve klimatike dhe konflikeve, ndërsa nga ana tjetër ka zhvillim të shpejtë të inteligjencës artificiale. Kjo do të thotë që duhet të punojmë më shumë për gjetjen e zgjidhjeve të përshtatshme për problemet me të cilat përballemi – tha Angellovska.

Veglat dixhitale mund të shfrytëzohen për të përmirësuar shërbimet qeveritare. Me analiza të thjeshta të bazuar në veglat dixhitale mund të shohim, për shembull, se kush dhe ku përdoret Interneti më së shumti, si tregues i zhvillimit të rajoneve të caktuara.

– Për shembull në Çikago ndjekësit e vendosura dixhitale në biçikleta u tregojnë autoriteteve të qytetit se cilat rrugë duhet të rindërtohen. Veglat dixhitale janë burim i kohëve të sotme ashtu siç ishte motorri i avullit gjatë revolucionit të parë industrial, siç ishte edhe vetë Interneti – tha Angellovska.

 

Edhe për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, një nga çështjet e rëndësishme është përdorimi i teknologjive dixhitale për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike. Ministrja Angellovska tha se me Bankën Botërore, në takimin vjetor në Uashington, ranë dakord për një bashkëpunim të mëtutjeshëm për dixhitalizimin e një numri edhe më të madh të shërbimeve, të cilat do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë ndaj menaxhimit të mirë por dhe ndaj rritjes ekonomike. Këtë muaj, Ministria e Shoqërisë informatike dhe Administratës do të publikojë listën e shërbimeve elektronike që do të thjeshtojnë shërbimet për qytetarët.

-Përpjekjet e mia janë përqendruar në inkorporimin e teknologjive dixhitale në çdo fushë sepse besoj se e ardhmja për Maqedoninë e Veriut qëndron në një shoqëri të zgjuar dhe dixhitale. Ministria e Financave do të përpiqet për një zbatim më të madh të teknologjive dixhitale në adresimin e ekonomisë gri dhe politikave tatimore, monitorimin e zbatimit të investimeve kapitale dhe transparencën e buxhetit – tha ministrja e Financave Angellovska.

Forumi Freja prej vitit 1995 ka punuar në ndërtimin e kapaciteteve, demokracinë dhe mundësitë e barabarta përmes zhvillimit të organizatave jofitimprurëse në Ballkanin Perëndimor, Turqi, Suedi dhe vendet e BE-së.

 

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.