Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës (CEB) është bankë multilaterale e zhvillimit me vokacion social(www.coebank.org). E themeluar në vitin 1956 me seli në Paris, nga tetë shtete anëtare të Këshillit të Evropës, CEB-i është institucioni më i vjetër financiar multilateral në Evropë. Sot, anëtarësia e saj numëron 41 shtete anëtare, përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Organet drejtuese të CEB janë: Bordi drejtues, Bordi administrativ, guvernatori dhe Bordi për revizion.
Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare e CEBit në vitin1997 dhe kështu fitoi të drejtën për të marrë hua nga ky institucion financiar. Përveç kësaj, Republika e Maqedonisë së Veriut emëruar një përfaqësues në Bordin e administrativ, si dhe në Bordin drejtues të bankës, organe që marrin pjesë rregullisht në procesin e vendimmarrjes.
CEB-i paraqet solidaritetin financiar midis vendeve evropiane. Analiza e aktiviteteve të ndërmarra gjatë viteve të fundit, nxjerr në pah katër sektorë kryesorë në të cilat vepron Banka:
– Përforcimin e integrimit social;
– Menaxhimn me mjedisin jetësor;
– Mbështetjen e infrastrukturës publike me vokacion social;
– Mbështetjen për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NVM).
Projekte rrjedhëse të financuara nga Banka e Zhvillimit të Këshillit të Evropës