Ministri i Financave, Fatmir Besimi realizoi takim me ambasadorin e Francës në vend, Kristian Timonie. Në këtë takimi u diskutua për planin ekonomik të qeverisë së Maqedonisë për ballafaqimin me krizën dhe Marrëveshjen midis dy qeverive për formimin e Agjencisë franceze të zhvillimit (AFZH), me lidhjen e së cilës pritet intensifikim për bashkëpunim.

Ministri Besimi e informoi ambasadorin Timonie për planin ekonomik për ballafaqimin e krizës së shëndetësisë dhe atë ekonomike dhe theksoi se sjellja e masave në kohë, zbatimi i shpejtë i tyre, por edhe sigurimi se ndihma do të jetë në mënyrë adekuate e targetuar.

“Me paketën e re të masave, po injektojmë injeksion financiar shtesë në ekonomi. Masat bazohen në tre shtylla, shtylla e parë përfshin aspektin social dhe shëndetësor, e dyta është fokusuar në ekonomi dhe punësim me qëllim të ruajtjes së likuiditetit dhe e treta ka për qëllim ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe atë fiskal. Disa nga masat treguan rezultat të mirë i vazhduam dhe i ridizajnuam ato, me qëllim të rritjes së efikatkasitetit të tyre“,  informoi Besimi.

Ambasadori Timonie informoi në këtë takim se qeveria franceze, me iniciativë të KB-së është e interesuar për financimin e projekteve në pjesën e ekonomisë së gjelbër, ku do të përfshihen AFZH dhe GIZ – Shoqata gjermane për bashkëpunim internacional.

Ministri Besimi i uroi Ambasadorit Timonie shumë suksese në karrierën e tij të mëtejshme dhe shprehu mirënjohje të madhe për angazhimin që ai kishte si ambasador në vendin tonë dhe për përkushtimin e tij personal në të gjitha aktivitetet në të cilat ai mori pjesë.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.