22 korrik 2019, Shkup – Interes i lartë tek qytetarët për të dorëzuar kërkesë për privatizim të tokës shtetërore, pasiqë vitin e kaluar është dhënë mundësi e re për kërkesa, kështu është thënë sot në takimin mes zëvendës ministres së financave Shiret Elezi dhe drejtoreshës së Drejtorisë për punë pronësoro-juridike Shasine Kasami. Mbi 9.000 kërkesa janë dorëzuar në këtë periudhë, por gjithashtu punohet në procedurë të shpejtë për zgjidhjen e të gjithë lëndëve të dorëzuara, me rreth 11.400 lëndë të reja të zgjidhura.
Zëvendës ministrja Elezi ka thënë se dhënia e afatit të ri deri në vitin 2021 për dorëzimin e kërkesave për privatizim, ka qenë në drejtim që të dilet në ndihmë qytetarëve të cilët pas skadimit të afatit në vitinn 2014 nuk kanë mundur të privatizojnë tokën.
‘Kur janë bërë ndryshimet ligjore në Ministrinë e financave kemi marrë parasyshë kërkesat e qytetarëve. Atëherë ka pasur reagime nga qytetarët të cilët nuk kanë arritur që të zënë afatin për dorëzim të kërkesave në vitin 2014, si qytetarë që jetojnë jashtë por edhe ato që jetojnë në vend. Për këtë qëllim me zgjidhjet e reja ligjore kemi vazhduar afatin deri në vitin 2021. Në bazë të të dhënave dhe kërkesave të reja të dorëzuara në Drejtorinë për punë pronësoro-juridike shihet se ka interes tek qytetarët dhe se vazhdimi i afatit ishte thelbësore”, ka thënë kështu Elezi duke shtuar se e rëndësishme është që të ketë dinamikë të mirë të zgjidhjes së lëndëve të dorëzuara.
Drejtoresha Kasami ka informuar se punohet me ritëm të shpejtë në zgjidhjen e lëndëve si ato të reja ashtu edhe lëndët e vjetra. Mbi tre të katërtat nga gjithësejt lëndë të dorëzuara 232 mijë lëndë janë zgjidhur.
Që qytetarët të dinë se në cilën fazë është lënda e tyre Ministria e financave dhe Drejtoria për punë pronësoro-judirike kanë përpunuar një uebplatformë privatizacija.gov.mk, përmes të cilës qytetarët do të dinë në secilin moment se deri ku është kërkesa e tyre. Për momentin në system janë të qasshme vetëm lëndët e privatizimit nga viti 2018 dhe 2019 kurse në procedurë e sipër është dhe vendosja e lëndëve të vjetra, me tendencë që gjatë vitit të ardhëshëm do të vendosen edhe të gjitha lëndët e vjetra të cilat janë në procedurë.
‘Portali privatizacija.finance.gov.mk për verifikim të statusit të lëndëve përdoret shumë thjeshtë, e gjitha që duhet është numri i arkivës së lëndës, cilin vit është dorëzuar, parcela kadastrale dhe komuna ku është dorëzuar ose numri amë/numri tatimor. Softveri i emailit dorëzon të dhëna për statusin e lëndës. Lëshimi i portalit është vetëm një hap që është ndërmarë nga Drejtoria për punë pronësoro-juridike që të jetë më efikase dhe institucion modern që është orientuar ndaj qytetarëve dhe firmave ndërsa më tej do të përgaditemi që të perfeksionalizojmë, të vendosim të reja të tjera, të marim pjesë dhe në projekte tjera, me qëllim që sa më shpejtë dhe në mënyrë efikase të zgjidhim kërkesat e qytetarëve dhe firmave’, ka thënë Kasami.