02 korrik 2019, Zhelinë – 300 fëmijë të komunës së Zhelinës do të përfitojnë kushte më të mira në arsim me rikonstruimin e shkollës në fshatin Pallaticë, derisa banorët lokal do përfitojnë infrastrukturë më të mirë përmes rikonstruimit të rrugës lokale që lidhet nga fshati Grupçin dhe Novo Sellë. Përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale –  MSIP, realizuar nga Ministria e Financave me përkrahjen e Bankës Botërore, komunës së Zhelinës i janë ndarë 21 milionë denarë për realizimin e këtyre projekteve.

Sot, zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi bashkë me kryetarin e komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu, kanë inspektuar punimet e realizimit të këtyre projekteve. Zëvendësministrja Elezi gjatë vizitës në shkollën fillore “Fan Noli” në Pallaticë, theksoi se Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP ka për qëllim përmirësimin e kushteve për të gjithë, pavarësisht se a jetojnë në mjedis rural apo urban.

– Përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale MSIP, 300 fëmijë që mësojnë në shkollën fillore në fshatin Pallaticë të komunës së Zhelinës do të përfitojnë kushte më të mira arsimore, respektivisht do kenë shkollë që do të furnizohet me pajisje të reja shkollore, rikonstruim të kulmit ku edhe gjatë dimrit do të jetë nxehtë. Kjo do të thotë shumë për banorët lokal sepse zgjidhet një problem i madh dhe realisht krijohen kushte më të mira për jetë për banorët”, vlerësoi Elezi.

 

Përmes këtij projekti, do të rikonstruohet dhe rruga lokale nga fshati Grupçin dhe Novo Sellë në gjatësi të përgjithshme prej rreth 3 kilometra. Me rikonstruimin e këtyre drejtimeve rrugore do përmirësohet lidhja me qytetin e Tetovës dhe Shkupit.

Kryetari i komunës së Zhelinës Sejdiu, theksoi se komuna merr pjesë në bashkëfinancimin e projekteve me rreth 10 milionë denarë, dhe se mbështetja përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP është me rëndësi të madhe për komunën e tij. Ai theksoi se përmes realizimit të këtyre projekteve do të përmirësohen kushtet për arsim në komunë, si dhe infrastruktura lokale.

Përndryshe, Projektin për përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP, Ministria e Financave e zbaton me mbështetjen e Bankës Botërore dhe Komisionit Evropian. Ai përbëhet nga mbështetja financiare e komunave për realizimin e projekteve kapitale siç janë: rikonstruktimi dhe ndërtimi i rrugëve, shkollave dhe kopshteve, furnizimi me makineri për komunat, ndërtimi i infrastrukturës komunale dhe projektet tjera kapitale. Qëllimi është që përmes investimit në komuna të bëhet përmirësimi  kushteve të jetesës së të gjithë qytetarëve të vendit.

 

 

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.