24 shtator, 2019 Shkup – Zëvendës ministrja e financave, Shiret Elezi sot ka realizuar takim zyrtar me përfaqësuesin e ri të Zyrës së USAID në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Erik Janovski.

Në këtë takim, Janovski ka shprehur falenderim për bashkëpunimin e shkëlqyer që ekipi i Ministrisë së financave e ka me USAID, e që është si rezultat edhe i nënshkrimit të Marrëveshjes për bashkëpunim të zhvillimit.

Si pjesë e kësaj Marrëveshjeje, Republika e Maqedonisë së veriut kohët e fundit mori këstin e dytë prej 11 milion dollarësh nga një grant prej 25 milion dollarësh amerikan i destinuar për zhvillimin e vendit tonë. Projektet e implementuara brenda këtyre kornizave synojnë të përmirësojnë qasjen në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe të ofrojnë siguri më të madhe të energjisë. Në të njëjtën kohë, ata duhet të ndihmojnë në ndërtimin e kapacitetit të degës ekzekutive dhe të rrisin përfshirjen e grupeve të margjinalizuara në shoqëri.

Në takimi u diskutua për kornizën e re të zhvillimit “Mbështetja në forcat e veta”, si një bazë për Strategjinë e Partneritetit për vitin 2020 – 2025. Të dy palët shprehen besim se ata do të vazhdojnë të punojnë në bazë të themeleve të sigurta dhe një traditë partneriteti.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian

Comments are closed.