18 prill 2020, Shkup – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, ministrja e Financave Nina Angellovska, së bashku me drejtorin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi, Nikollçe Babovski, sot mbajtën konferencë për shtyp në lidhje me pagesën e subvencioneve të duhanit nga rekolta e vitit 2019.

Gjatë ditës së sotshme Agjencia e Mbështetjes Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në llogaritë e 19.050 prodhuesve të duhanit, pagoi mbi 30 milionë euro subvencione për duhan të prodhuar dhe të dorëzuar në ndërmarrjet e regjistruara blerëse për rekoltën e vitit 2019. Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga COVID-19 dhe kontributit në mbrojtjen e shëndetit publik Agjencia, ministria e Bujqësisë, ministria e Financave, ministria e Mbrojtjes dhe ministria e Punëve të Brendshme, si dhe Banka Popullore, kanë përgatitur model përkatës për mënyrën e tërheqjes së parave, me qëllim që të mos krijohen turma në të gjitha filialet e bankave në të gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, informoi se subvencionet tashmë janë paguar në llogaritë e shfrytëzuesve dhe u bëri thirrje prodhuesve të duhanit që të respektojnë mënyrën e tërheqjes së parave.

 “Marrja e subvencioneve të duhanit do të realizohet në katër ditë radhazi, duke filluar nga data 21 prill e martë, deri në datën 24 prill, e premte. Për secilën nga këto katër ditë është bërë orar i pagesës sipas rendit alfabetik të mbiemrit të personave fizikë prodhuesve të duhanit dhe të personave juridikë. Prodhuesit e duhanit që duan të tërheqin para të gatshme nga bankomati, do të mund ta bëjnë këtë edhe të hënën nga ora 16 deri në orën 23, ndërsa Ministria e Punëve Brendshme do të ketë listen e mbiemrave sipas rendit alfabetik,” theksoi Dimkovski.

Shfrytëzuesit do të kenë mundësinë të tërheqin para të gatshme nga bankomati edhe nga e dita e martë deri të premten deri në orën 18 edhe gjatë orës policore, në marrëveshje me Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila do të ketë lista.

Drejtori i AMFBZHR-së, Nikolçe Babovski deklaroi se marrja e subvencioneve nga sportelet e bankave do të bëhet sipas rendit alfabetik.

“Të gjithë shfrytëzuesit e mbështetjes financiare të duhanit që nuk kanë kartela pagese ndërsa mbiemrat e tyre fillojnë me shkronjat: A, B, V, G dhe D, do t’i tërheqin mjetet nga sporteli në bankë ditën e martë më datë 21 prill. Më datë 22 prill (e mërkurë), subvencionet e duhanit u paguhen aplikuesve, mbiemrat e të cilëve fillojnë me shkronjat: GJ, E, ZH, Z, X, I, J dhe K. Më datë 23 prill (e enjte), subvencione e duhanit u paguhen aplikuesve, mbiemrat e të cilëve fillojnë me shkronjat: LL, L, M, N, NJ, O, P dhe R. Të premten do të paguhen të gjithë shfrytëzuesit, mbiemrat e të cilëve fillojnë me shkronjat: S, T, Q U, F, H, C, Ç, XH dhe SH “, tha drejtori i AMFBZHR, Babovski.

Ministrja e Financave Angellovska, theksoi se mjetet tashmë janë transferuar në llogaritë e shfrytëzuesve. Ajo theksoi se që të shmangen rreziku dhe turmat, bankat në qytetet ku janë shumica e shfrytëzuesve të subvencioneve të duhanit, do të punojnë me orar të zgjatur, përkatësisht nga ora 8 deri në orën 17. Kështu, të gjitha ekspoziturat e NLB Bankës në qytetetin e Prilepit, Manastirit, Radovishit, Velesit, Strumicës, Kocanit, Kavadarcit dhe Negotinës do të punojnë ato ditë deri në orën 17. Nëkohësisht, banka nuk do të paguajnë provizion gjatë tërheqjes së mjeteve nga bankomatet e bankave të tjera. Ekspoziturat e Stopanska Bankës do të punojnë deri në ora 17 në Prilep, Manastir, Radovish dhe Strumicë.

“U bëj thirrje që edhe në kushte të rregullta e veçanërisht në këto kushte, pagesa me kartela është shumë më e sigurt se sa pagesa me kartëmonedha. Mos harroni se kartëmonedhat kanë kaluar nëpër qindra, mijëra duar, ndërsa me kartelë adinistroni vetëm ju. Do të përmend gjithashtu që tashmë me Bankën Popullore dhe bankat po përgatitemi për pagesën e pensioneve, të cilat përfshijnë 20 herë më shumë qytetarë sesa pagesa e subvencioneve për prodhuesit e duhanit. Kjo pagesë më e lartë është planifikuar për javën e fundit të muajit prill dhe gjithashtu do të sistematizohet dhe shpërndahet, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve”, tha Angellovska.

Duhani është dega jonë strategjike e orientuar drejt eksportit dhe në dy vitet e fundit ajo ka shënuar prodhim stabil dhe të qëndrueshëm. Kjo është për shkak të politikave të qeverisë për këtë degë, para së gjithash të modelit të ri për subvencione më të larta të duhanit, sipas të cilit për klasën e parë subvencioni është 80 denarë për kilogram, për të dytën është 70 den. dhe për klasën e tretë dhe të tjerat është 60 den. për kilogram.

Kjo qeveri tregoi se çfarë do të thotë kujdes i vërtetë për të gjithë sektorin bujqësor, përmes secilës masë së ndërmarrë në interes të fermerëve. Qeveria do të vazhdojë edhe më tej të krijojë klimë dhe kushte të favorshme për zhvillimin e agrosektorit.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.