29 prill 2020, Shkup – Përmirësime të kushteve të masës për mbështetjen financiare 14.500 denarë për çdo të punësuar – me fleksibilitet më të madh në kushte për ruajtjen e numrit të të punësuarve, mundësi për kombinimin e masës me masën “50% subvencione të kontributeve” për sektorët më të prekur dhe mundësi që ndihma të transformohet në grant – mjete të pakthyeshme. Këto risi janë në koordinim me Bankën Botërore e cila do të financojë një pjesë të masës së huasë prej rreth 50 milionë euro. Ministrja e Financave Nina Angellovska dhe drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike Sanja Llukarevska, sot në konferencë për shtyp prezantuan masën për të cilën punëdhënësit dhe kryerësit e pavarur të veprimtarisë do të mund të aplikojnë që nga fillimi i muajit maj, ndërsa fjalim me anë të videos pati drejtori i Bankës Botërore për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Marko Mantovanelli.
Një nga risitë është se ndërmarrjet mikro dhe të vogla mund të mbajnë të njëjtin numër të të punësuarve minus 15%, të mesmet në minus 10% dhe ato të mëdha deri në minus 5% të të punësuarve. Para ndryshimit të këtij kushti, ata ishin të detyruar të mbanin numrin e njejtë të të punësuarve deri në muajin korrik, përkatësisht dy muaj pas shfrytëzimit të masës. Me vendosjen e këtyre përqindjeve, largimet nga puna do të parandalohen përsëri, por përfshirja e firmave që do të mund të aplikojnë për masën do të rritet dhe kështu do të vazhdojnë të funksionojnë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ndërmarrjet mikro dhe të vogla.
U dilet në ndihmë edhe veprimtarive më të prekura nga Covid-19, përkatësisht hotelierisë, turizmit dhe transportit me mbështetje shtesë, kështu që masat anti-krizë “14.500 denarë për çdo të punësuar” dhe “50% subvencion të kontributeve” lejohen të kombinohen për këto veprimtari nëse firmat nuk kanë pasur humbje për vitin 2018 dhe 2019, nuk janë në listën e debitorëve të DAP-it nga marsi i vitit 2020 dhe deri në muajin shkurt ato nuk janë vonuar me pagimin e detyrimeve të tyre në bazë të kredive për më shumë se 90 ditë nga dita e maturimit.
– Me këtë, ata do mund të paguajnë paga më të larta për punëtorët, sepse mbështetjеn që do të mund të marrin është deri në 19.500 denarë përkatsisht, 14.500 den. nga kjo masë dhe në bazë të 50% subvencionimit të kontributeve deri në pagën mesatare maksimale rreth 5.000 denarë – tha ministrja e Financave Nina Angellovska.
Përfitimi i tretë i ri është mundësia për t’i transformuar mjetet që firmat i morën përmes masës, të transformohen në grant, përkatësisht mjete të pakthyeshme.
-Ashtu siç e dini edhe më parë, kompanitë që do të pësojnë humbje në vitin 2020, nuk do t’i kthejnë mjetet nga ndihma, përkatësisht mjetet e ndara nga shteti do të jenë të pakthyeshme për ta. Tani, po zgjerohet përfshirja e masës edhe me ato firma që padyshim janë të përfshira nga kriza, përkatësisht me firmat që në dy vitet e fundit kanë pasur fitim, të cilat nuk janë në listën e debitorëve të DAP-it dhe deri në muajin mars të këtij viti nuk janë vonuar me pagimin e detyrimeve në bazë të kredisë më të gjatë se 90 ditë nga dita e maturimit, si dhe nëse investojnë vlerë të njejtë ose më të madhe të mbështetjes së marrë në trajnime për të punësuarit, përmirësim të proceseve, kapital produktiv. Mjetet edhe për ata do të transformohen në mjete grant – tha Angellovska.
Llukarevska, theksoi përsëri se Drejtoria e të Ardhurave Publike për këtë masë e azhurnoi sistemin e saj me qëllim që të plotësojë nevojat e të gjithë punëdhënësve, që sa më shpejt dhe me lehtësi të mund të aplikojnë për këtë mbështetje financiare – 14.500 denarë paga neto për çdo të punësuar. Shteti kujdeset për çdo të punësuar dhe kjo masë ka të bëjë pikërisht për parandalimin e dorëheqjeve nga vendet e punës.
Drejtoresha e DAP-it u bëri thirrje punëdhënësve që do të kërkojnë ndihmë financiare për pagesën e pagave për punëtorët e tyre, menjëherë pas përfundimit të këtij muaji, përkatësht nga data 1 maj të parashtrojnë kërkesë për mbështetje financiare – formularin KMF-PP pranë Drejtorisë së të Ardhurave Publike përmes sistemit e-tatime, më së voni deri më 7 maj, për pagesën e pagave për muajin prill (përkatësisht deri në 7 qershor për pagesën e pagave për muajin maj).
Drejtoria e të Ardhurave Publike do të konfirmojë kërkesën në afat prej 3 ditëve nga dita e pranimit të saj dhe pasi që punëdhënësi të marrë konfirmim nga Drejtoria se kërkesa është e kompletuar, në formularin MPIN në fushën 3.4b vendos kodin 5000, për ata të punësuar për të cilët kërkon mbështetje financiare (përkatësisht, pagesa e pagës deri në 14.500 denarë).
Punëdhënësi, njëkohësisht mund të shfrytëzojë masë tjetër për subvencionimin e kontributeve sociale dhe/ose tatimin e të ardhurave, për të cilën në fushën 3.23 të MPIN formulari e vendos shifrën përkatëse të lirimit dhe e kombinon atë (shfrytëzon njëkohësisht) me shifrën e vendosur në fushën 3.4b, përkatësisht, shifrën 5000. Pas përpunimit të formularit MPIN, Drejtoria e të Ardhurave Publike e njofton punëdhënësin për vlerën e përgjithshme të mbështetjes financiare që duhet të paguhet për muajin përkatës dhe e njofton Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të gjithë ata që i plotësojnë këto kushte. Mjetet do të paguhen nga data 10 maj për pagat e muajit prill, përkatësisht nga data 10 qershor për pagat për muajin maj.
Llukarevska u bëri thirrje punëdhënësve që t’i mbajnë të punësuarit në vendet e tyre të punës përmes kësaj mbështetje financiare, sepse siç deklaroi “kjo krizë shëndetësore ekonomike na ka prekur të gjithë, por ne jemi këtu të punojmë të përkushtuar dhe pa u lodhur, në mënyrë që në një farë mënyre ta lehtësojmë gjendjen tuaj dhe në të cilën ndodhemi të gjithë, për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19”.
Në fjalimin me video, drejtori i zyrës së Bankës Botërore në vend Mantovanelli, theksoi se në bazë të analizave teknike, përvojat nga krizat e mëdha të mëparshme, por edhe mendimet e mbledhura përmes konsultimeve me sektorin privat, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut janë dhënë rekomandime për masën e mbështetjes financiare prej 14.500 denarë për çdo të punësuar, si dhe shumica e rekomandimeve janë përfshirë në kornizën kryesore të miratuar nga ana e Qeverisë dhe disa janë pjesë të rregullores, e cila u prezantua sot.
– Për t’i mbështetur rekomandimet tona gjatë zbatimit, ofruam mobilizimin e mjeteve të paalokuara nga projektet e Bankës Botërore që janë miratuar tashmë, për financimin e masës së Qeverisë për subvencionimin e pagave për disa muaj, me qëllim që ato të destinohen në mbështetje për ndërmarrjet makro, të vogla dhe të mesme që funksionojnë mirë, në bazë të kriterevе lehtësisht të zbatueshme. Targetimin e bëjmë sepse besojmë se ato ndërmarrje do të jenë thelbi i rimëkëmbjes ekonomike të vendit , tha Mantovanelli.
Masa është dedikuar për çdo firmë që ka ulje të të ardhurave më së paku 30% në muajin prill dhe maj – në raport me mesataren mujore të vitit 2019, në raport me mesataren mujore të themelimit të kompanisë në raport me mesataren sezonale të 4 muajve të fundit krahasuar me mesataren sezonale të vitit të kaluar për ndërmarrjet të aktiviteteve specifike sezonale. Firmat nuk duhet të paguajnë dividentë, bonuse, shpërblime vjetore, shpërblime për suksesin afarist për kohëzgjatjen e masës dhe mesataren e pagave më të larta neto të 10% të të punësuarve të mos tejkalojnë 120.000 denarë për të punësuar.
Masa vlen për të gjithë të punësuarit, përveç për të punësuarit me pagë mbi 39.900 denarë, për të punësuarit për të cilët shfrytëzohet lirimi nga pagesa e kontributeve nga projekti “Maqedonia punëson” dhe nëse punëdhënësi e shfrytëzon masën nga pakoja e parë e masave ekonomike për subvencionimin e 50% të kontributeve, firma nuk do të jetë një nga veprimtaritë më të prekura.