21 gusht 2019, Shkup – Oda ndërtimore e Maqedonisë e mbështet projektin “Blej shtëpi, blej banesë” nga fillimi i promovimit të tij dhe konsideron se me kushtet e reja në mënyrë shtesë do të ndikojë në stimulimin e shitjes së banesave të reja për të rinjtë. Në mënyrë shtesë mbështetet rritja e sektorit ndërtimor në pjesën e ndërtimit të lartë përmes ndërtimit të njësive të reja banesore, mbajtje e punësimeve aktuale dhe gjenerim të punësimeve të reja dhe me këtë do të ndikojë ndaj rritjes së tërë ekonomisë.
Këtë në konferencën e sotme për shtyp e kumtoi kryetari i Odës ndërtimore të Maqedonisë, Ivica Jakimovski. Theksoi se nga ky projekt dobi do të kenë edhe kompanitë përmes rritjes së shitjes së banesave të ndërtuara me cilësi të lartë dhe energjetike, të rinjtë, siç tha, me kushte shumë të volitshme do të mund të vijnë deri në banesë të re, si dhe pushteti lokal dhe qendror.
Zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi informoi se janë inkuadruar drejt përmirësimit të modeleve për “Blej shtëpi, blej banesë”.
-Analizat treguan se për shkak të procedurës më të thjeshtë, të rinjtë më shumë janë të interesuar për të blerë banesë, sesa ata që nuk kanë kapital fillestar ose tokë. Me qëllim që t’u sigurojmë mbështetjen e nevojshme, krijuam model të ri “Blej banesë për të rinjtë”. Në pajtim me kushtet e reja të përmirësuara, të rinjtë deri në 35 vjet nga shteti do të marrin deri në 70 përqind subvencione, do të thotë se rritet pjesëmarrja e subvencionit të këstit tha Elezi në Lidhjen e odave ekonomike të Maqedonisë.
Duke e theksuar shembullin ajo tha se nëse kredia është në vlerë prej 50 mijë eurove, qytetarët nga subvencioni i këstit do të marrin rreth 11.900 euro, ndërsa nëse është subvencion i pjesëmarrjes do të marrin 8.750 euro . Elezi potencoi se shkalla e interesit për subvencionimin e kredisë banesore janë një ndër më të ulëtat që ofrohen për momentin.
Elezi theksoi se qytetarët në mënyrë shtesë mund të aplikojnë edhe për subvencionimin e kredisë banesore me shkallë të ulëta të interesit. Shkalla e interesit për modelin “subvencion i këstit” për tre vitet e para është ulur nga 3.9 përqind fillestare në 2.9 përqind, për vitin e tretë dhe të katërt 3.9 përqind është ulur edhe shkalla e interesit për modelin “subvencion i pjesëmarrjes”. Ajo arrin katër përqind për tërë kohëzgjatjen e pagesës së kredisë për euribor gjashtë mujor.
Përveç kësaj, shfrytëzuesit e subvencionimit të kredisë banesore, për secilin fëmijë të porsalindur ose të birësuar gjatë periudhës së pagesës do të marrin subvencion shtesë njëvjeçar në këstin mujor në vlerë prej 30 përqind, tha Elezi.
Ajo informoi se qytetarët që kanë mbi 35 vjet, duan të ndërtojnë ose të blejnë shtëpi, do të marrin subvencione prej 80 për qind nga kësti mujor në pesë vitet e para ose 80 për qind nga pjesëmarrja.
Ajo tha se kanë marrë siguri nga Oda ndërtimore se kanë banesa dhe po ndërtohen, me çmim deri në 900 euro për metër katror me TVSH të përfshirë.
Ministria e Financave ka përgatitur doracak për projektin “Blej shtëpi, blej banesë”, i cili është vendosur në ueb faqen e Ministrisë. Për tre muaj jo të plota pasi kanë hyrë në fuqi kushtet e reja, interesi tek qytetarët është i madh.