19 mars 2020, Shkup – Banka Popullore dhe Ministria e Financave në mënyrë të kordinuar monitorojnë gjendjen ekonomike dhe rreziqet potenciale në mënyrë që të veprojnë në mënyrën e duhur. Sot u zhvillua një mbledhje elektronike e Komitetit për Stabilitet Financiar – autoritet ndërinstituconal për monitorimin e gjendjeve në sistemin financiar, në të cilin marrin pjesë përfaqësuesit e të dy institucioneveMbledhjen e kryesoi guvernatorja, Anita Angellovska-Bezhoska, bashkë me ministren e Financave, Nina Angellovska.

Përfaqësuesit e Bankës Popullore dhe Ministrisë së Financave shqyrtuan gjendjen e sektorit financiar, nga pikëpamja e kushteve aktuale me përhapjen e virusit Kovid-19 (koronavirusit). Komiteti konstatoi se sistemi bankar është i qëndrueshëmBankat vazhdojnë të ofrojnë shërbime për qytetarët dhe kompanitë dhe janë të kujdesshme në punën e tyre. Informacionet në terren tregojnë se bankat janë të gatshme të punojnë edhe në kushtet e jashtëzakonshme aktuale dhe se i ndjekin rekomandimet për parandalim.

Në mbledhje u theksua se është veçanërisht e rëndësishme që stres-testi i fundit tremujor i kryer nga Banka Popullore me të dhënat për 31 dhjetorin e vitit 2019 konfirmon stabilitetin e sistemit bankar dhe rezistencën e tij ndaj goditjeve të stimuluara.

Efektet ekonomike nga virusi janë ende të pasigurta në nivel global dhe nacional dhe varen nga kohëzgjatja dhe ashpërsia e kësaj goditjeje të papritur. Banka Popullore dhe Ministria e Financave vazhdimisht i përditësojnë informacionet dhe bëjnë vlerësime për efektet e mundshme mbi ekonominë vendase, me qëllim të vlerësimit në kohë të nevojës për ndërmarrjen e masave të duhura.

Siç u theksua gjatë mbledhjes, pritet që në ditët në vijim, Këshilli i Bankës Popullore të miratojë një ndryshim rregullator me të cilin do të lehtësohen kushtet për ristrukturimin e kredive të qytetarëve dhe kompanive.

Më herët, në fillim të javës, Banka Popullore uli normën bazë të interesit në 1,75%, dhe më pas, Këshilli i Bankës Popullore miratoi edhe disa vendime për ndryshime rregullatore që janë në funksion të zbutjes së efekteve të mundshme të pafavorshme mbi ekonominë. Disa prej tyre pritet të ofrojnë mbështetje më të madhe të kredisë dhe kushte më të favorshme për kompanitë e prekurasepse shuma e kredive të reja ose të ristrukturuara të miratuara për këto kompani do të paraqesë një normë zbritjeje nga detyrimi për mbajtjen e rezervës së detyruar të bankave në Bankën Popullore. Gjithashtu u miratua edhe një vendim për zbatimin e vonuar të disa kërkesave rregullatore për bankat për të bërë të mundur që bankat të përqëndrohen më shumë për kreditimin e bizneseve dhe popullatës.

 

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.