2 shtator 2019, Shkup – Ministrja e re e Financave Nina Angelovska merr përsipër sot menaxhimin e Ministrisë së Financave.
Ministrja realizoi një takim me zëvendësministren e Financave Shiret Elezi dhe sekretaren shtetërore Juliana Petanovska, ku u diskutua për aktivitetet aktuale të Ministrisë së Financave.
Angelovska në pozitën e ministrit të Financave vjen nga sektori privat. Ajo është themeluesja e “Grupper” – një kompani për e-tregti. Angelovska ka doktoruar në Fakultetin ekonomik për Menaxhment në Shkup. Ka një numër të madh të mirënjohjeve vendase dhe të huaja. Revista gjermane “The Hundert” e rendit tek 100 gratë më të suksesshme themeluese të start-ali, ndërsa revista “Forbes” e shpërblen me mirënjohjen “30 nën 30” për Evropën në kategorinë e shitjes me pakicë dhe e-tregti.
Në vititn 2017 Angelovska inicon themelimin e Asociacionit të parë për e-tregti dhe bëhet kryetare e saj. Që nga viti 2018 Angelovska është anëtare e BD të Asociacionit për e-tregti EMOTA. Në vitin 2019 ajo bëhet anëtare e BD të Odës ekonomike të Maqedonisë.
Angelovska tha në një intervistë për MIA se do të investohet në projekte që do të sjellin rritje ekonomike dhe do ta zvogëlojnë papunësinë. Ajo potencoi se Ministria e pret agjendën ambicioze dhe reformat, si masë për simulim të rritjes së pagave, që është parashikuar me ribalancin e ardhshëm të buxhetit.