2 maj 2020, Shkup – Nga fillimi i vitit deri në muajin prill, firmat kanë marrë kthim të TVSH-së prej 145 milionë euro. Kjo është për 16.7% më shumë në krahasim me vitin paraprak. Vetëm për muajin prill, kthimi i TVSH-së ndaj kompanive është 38 milionë euro ose 23% më shumë në raport me muajin e njejtë të vitit të kaluar.

Në krahasim me vitin 2018, kthimi i TVSH-së për periudhën janar-prill është rritur për 19.4%, ndërsa në krahasim me periudhën e vitit 2017-të për 67.6% më shumë.

Ministrja e Financave Nina Angellovska thekson se në kushtet e krizës më të madhe shëndetësore ekonomike e rëndësishme është që të ruhet likuiditeti i ekonomisë. Kthimi i shpejtë i TVSH-së është një nga aktivitetet e rregullta të cilat ndërmerren në atë drejtim.

Për përmirësimin e likuiditetit të firmave veprohet edhe përmes masave të miratuara nga Qeveria, me të dyja setet e masave antikrizë, siç janë kreditë pa interes nga linjat “Covid 1” dhe “Covid 2” të Bankës së Zhvillimit të Maqedonisë së Veriut, në vlerë të përgjithshme prej 13.7 milionë euro, të cilat kanë një rëndësi të madhe sepse i targetojnë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Së afërmi, përmes bankave komerciale do të plasohet linja e kredive të lira në vlerë prej 51 milionë euro.

 Këtu është edhe masa për pagesën e akontacioneve të tatimit mbi fitimin e firmave dhe tatimin mbi të ardhurat personale për kryerësit e pavarur të veprimtarisë. Përmes masës së mbështetjes financiare prej 14.500 denarë për çdo të punësuar për muajin prill dhe maj, vlera e së cilës vlerësohet me rreth 100 milionë euro, përveç dedikimit themelor për pagesën e pagave dhe ruajtjen e vendeve të punës, ajo paraqet injeksionin shtesë të madh të likuiditetit në ekonomi.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.