20 shtator 2019,Shkup -“Zbatimi i reformave në fushat e përgjegjësisë mexhaneriale, planifikimit strategjik dhe financiar dhe cilësinë e sistemeve të kontrollit të brendshëm të sektorit publik paraqesin një sfidë serioze. Vendi ynë po zbaton intenzivisht reformat në këto fusha, me qëllim të përmirësimit të sistemeve të menaxhimit dhe kontrollit të fondeve publike”, theksoi zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi në përmbylljen zyrtare të Konferencës së pestë rajonale të kontrollit të brendshëm financiar. Në Konferencë u shkëmbyen përvoja në fushën e përgjegjësisë menaxheriale që do të ndihmojnë në arritjen e qëllimeve të sektorit publik dhe forcimin e besimit të qytetarëve në sektorin publik.

“Ministria e Financave ka bërë përpjekje të mëdha vitet e fundit në fushat e menaxhimit financiar dhe kontrollit, revizionit të brendshëm dhe inspektimit financiar dhe ka realizuar me sukses aktivitetet për krijimin e parakushteve për krijimin dhe zhvillimin e sistemit të kontrollit të brendshëm financiar” tha zëvendësministrja.

Në këtë konferencë fjalim kishte edhe Rejmond Hill, drejtuesi i ekipit për kontrollin e brendshëm financiar publik në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Buxhet.

“Komisioni Evropian promovon bashkëpunim të vazhdueshëm midis të gjitha vendeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo konferencë në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka qenë një sukses i madh dhe vendet kanë treguar përparim në përmirësimin e sistemeve të tyre të kontrollit të brendshëm. Komisioni Evropian do të vazhdojë të sigurojë mbështetje teknike për zbatimin e mëtejshëm të reformave”, theksoi Hill.

Shkëmbimi i përvojave në fushën e kontrollit të brendshëm financiar publik ka një rëndësi të madhe duke pasur parasysh se krijimi i një sistemi efikas rrit efikasitetin e përdorimit të fondeve publike. Në të njejtën kohë, funksionimi efikas i sistemit të kontrollit të brendshëm publik është shumë i rëndësishëm për amvisërinë, transparencë dhe punë të përgjegjshme.

Përndryshe, në muajin mars të këtij viti, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi dokumentin “Politika e kontrollit të brendshëm financiar të sektorit publik me Planin e veprimit për periudhën 2019 – 2021”. Bëhet fjalë për një dokument strategjik për zhvillimin e mëtutjeshëm të sistemit të kontrollit të brendshëm në sektorin publik në vendin tonë.

Sipas planit të veprimit të këtij dokumenti, disa nga aktitvitetet e parashikuara në periudhën e kaluar tashmë janë realizuar, siç është përgaditja e Projektligjit për kontrollin e brendshëm financiar publik.


 

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.