26 tetor 2019, Shkup – Ministrja e financave Nina Angelovska, si “ambasadore për e-tregti” të UNKTAD, solli Masterklasin e parë “e-tregti për gra” në rajon. Mbi 50 gra sipërmarrëse marrin pjesë në serinë e parë të masterklasеve për e-tregti në Konferencën për tregti dhe zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNKTAD), që u mbajt në Shkup këto dy ditë dhe më pas vazhdon në Kinë, Indonezi, Iran, Meksikë, Ruandë dhe në Bregun e Fildishtë. Ky është e vetmi Masterklas nga seria që do të mbahet në Evropë.

 

Qëllimi i masterklasеve është që 7 ambasadoret е përzgjedhura të UNKTAD nga e gjithë bota të përcjellin mesazhin për rolin e tregtisë dixhitale në zhvillimin e sipërmarrjes te gratë, përfshirjen e tyre dhe nxitjen e rritjes ekonomike.

 

– Kam kënaqësinë që iniciativa е masterklasit “e-tregti për gra” është nisur pikërisht nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Për shkak të pjesëmarrjes më të ulët të grave në tregun e punës, rajoni po humb 20 përqind të rritjes së Bruto Prodhimit Vendor, ndërsa vendi humb 16% , tregojnë të dhënat e Bankës Botërore. Nëse e marrim pasur parasysh këtë,  duhet të krijojmë politika të zgjuara për përfshirje më të madhe të grave, mundësi të barabarta për të gjithë ata që do të kontribuojnë për rritje më të madhe ekonomike. Dua t’i inkurajoj të gjitha gratë të synojnë lartë, të besojnë në veten e tyre, të shfrytëzojnë potencialin e teknologjive dhe dixhitalizimin dhe të përmirësohen vazhdimisht. Bota e re e shpejtë dixhitale kërkon kërkesa ndërdisiplinore dhe sjell sfida, por në fund të ditës, çdo sfidë е kaluar na bën më të fortë dhe më me përvojë – tha ministrja e Financave Angelovska.

-Gratë sipërmarrëse përballen me pengesa të shumta si qasja në financa, aftësi dhe mbështetje për rritjen e biznesit, veçanërisht në vendet në zhvillim. Qëllimi i iniciativës “e-tregti për gra” është krijimi i një rrjeti të fortë të grave dhe inspirimi i grave që ti shfrytëzojnë mundësitë dhe të përfshihen në ekonominë dixhitale – theksoi Kandens Nkot Bisek, menaxher i projektit të iniciativës “e-tregti për gra” të UNKTAD.

 

Gjatë Masterklasit do të mbahen ligjërata nga ekspertë dhe motivues të lartë në fushën e tregtisë dixhitale të cilët vijnë nga marka të njohura botërore. Gjatë sesioneve do të diskutohet për sfidat e rritjes së biznesit onlajn, analizën e tregut, optimizimin, marketingun në mediat sociale dhe shndërrimin e të dhënave në analitikë dhe njohuri.

 

Angelovska përndryshe është e vetmja nga Evropa e cila e morri mirënjohjen si “Ambasadore e tregtisë dixhitale të UNKTAD si themeluese e Grouper.mk, platforma e parë dixhitale për e-tregti në llojin e vet në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Ambasadoret tjera të zgjedhura për e-tregti janë: Ksiaofei Jao nga Kina, themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e Rograndit, Klaudia de Heredia nga Meksika, themeluese dhe drejtoreshë operative e Kichnik, Helianti Hilman nga Indonezia, themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e Javarës, Nazanin Daneshvar nga Irani, themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e Takhfifanit dhe Klaris Iribagica nga Ruanda, themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e DM.HeHe.

 

Iniciativa përmes së cilës UNKTAD i zgjedh “Gratë ambasadore për tregti dixhitale” – “E-Tregtia për gra” ka për qëllim të stimulojë rritjen ekonomike dhe të zvogëlojë varfërinë në vendet në zhvillim duke kombinuar përfitimet e teknologjisë dhe sipërmarrjes për gratë. 

 

Kjo iniciativë është mbështetur financiarisht nga UNKTAD dhe qeveria hollandeze, ndërsa Masterklasi në Shkup organizohet në bashkëpunim me Asociacionin për e-Tregti.

 

 

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.