1. Çfarë është fletobligacioni i qytetarëve?

– Fletobligacioni i qytetarëve është letër shtetërore me vlerë e cila dedikohet ekskluzivisht për qytetarët – shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kur ju si qytetarë blini fletobligacion nga shteti, kjo do të thotë që i jepni shtetit një shumë të caktuar parash për një afat të caktuar të njëjtë me afatizimin e fletobligacionit, ndërsa shteti do t’jua kthejë atë shumë në datën e maturimit dhe do t’ju paguajë gjithashtu interes vjetor fiks.

 

  1. Si përllogaritet interesi?

– Norma e interesit të kuponit të fletobligacionit 2-vjeçar të qytetarëve është 5,00% dhe paguhet një herë në vit. Për shembull: Nëse investoni 100.000 denarë në fletobligacionin e qytetarëve, vlera e interesit të kuponit në fund të vitit të parë do të jetë 5.000 denarë. Në fund të vitit të dytë do t’ju paguhet interesi i kuponit të dytë në vlerë prej 5.000 denarëve, si dhe kryegjëja (principali) prej 100.000 denarëve (vlera e investuar) ose gjithsej për dy vite 10.000 denarë interes për investim prej 100.000 denarëve.

 

  1. Sa është vlera minimale për blerjen e fletobligacionit të qytetarëve?

– Vlera minimale nominale e fletobligacionit të qytetarëve është 10.000 denarë.

 

  1. Si mund të blejmë fletobligacione të qytetarëve?

– Fletobligacion të qytetarëve mund të blini nëse jeni shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Duke u paraqitur në një nga sportelet e të gjitha bankave komerciale të nivelit të dytë në vend ku duhet të plotësoni kërkesë për të marrë pjesë në ankand dhe të kryeni pagesën e vlerës së parave për të cilën dëshironi të blini fletobligacione të qytetarëve.

 

  1. Ku mund të sigurojmë informacione në lidhje me fletobligacionin e qytetarëve?

– Ministria e Financave publikon paraprakisht në faqen e saj të internetit Prospektin për fletobligacionet e qytetarëve, ku theksohen të gjitha informacionet e nevojshme për ankandin vijues. Për të pasur qasje në informacionet rreth ankandit të fletobligacioneve të qytetarëve, do ta vizitoni faqen e internetit të Ministrisë së Financave:

  1. Fushat
  2. Financat publike

III. Borxhi publik dhe financat ndërkombëtare

  1. Letrat shtetërore me vlerë

  1. 6. Çfarë është prospekti i fletobligacioneve të qytetarëve?

– Prospekti për fletobligacionin e qytetarëve është dokument që përmban të gjitha informacionet e nevojshme për ankandin. Në këtë dokument specifikohet saktë:

o kohëzgjatja e pranimit të ofertave nga personat fizikë te pjesëmarrësit e autorizuar direkt – bankat (kjo është periudha kur ju mund të shkoni në bankat komerciale dhe ta bëni pagesën),

o data kur do të mbahet ankandi,

o norma e interesit të kuponit,

o data e maturimit (kjo datë i referohet datës kur do të paguhen mjetet që keni investuar) dhe

o data e pagesës së normës së interesit të kuponit (këto data i referohen datave kur do t’ju paguhet interesi i kuponit).

 

  1. Pse duhet të investojmë në flobligacionet e qytetarëve?

– Fletobligacionet e qytetarëve janë letra shtetërore me vlerë dhe prandaj konsiderohen si instrument me rrisk më të ulët. Instrument financiar që ofron shkallë të lartë sigurie, ku interesi së bashku me vlerën nominale do të paguhet në kohë. Kjo për faktin se pas emetimit të këtij instrumenti qëndron shteti si emetues me kredibilitetin e tij. Gjithashtu, fletobligacionet e qytetarëve ofrojnë normë interesi të favorshme të kuponit si kompensim për investimin tuaj. Duke investuar mjetet tuaja në këto fletobligacione, ju mbroheni nga efektet negative të inflacionit në kursimet tuaja.

  1. Çfarë përfitimesh ka shteti nga mjetet e mia të investuara?
  • Përfitimet janë të shumëfishta. Me investimin tuaj ju kontribuoni në rritjen e ekonomisë vendasepërmes financimit në projekte zhvillimore, reduktimin e parave të gatshme (cash) në qarkullim për përballimin e ekonomisë gri, financimin e nevojave buxhetore dhe servisimin e borxhit publik.

 

  1. 9. A lejohet tregtimi i fletobligacioneve qytetarëve dhe ku?
  • Po, tregtimi i fletobligacioneve të qytetarëve është i lejuar dhe mund të bëhet përmes Bursës së Maqedonisë SHA – Shkup dhe tregjeve përmes sportelit (OTC).

 

  1. 10. A mund ta shesimfletobligacion para maturimit të tij?
  • Po, nëse ka kërkesë, fletobligacionet e qytetarëve mund të shiten para kohedhe këtë mund ta kryeni përmes Bursës së Maqedonisë SHA – Shkup dhe tregjeve përmes sportelit (OTC).
  1. Kush mund t’i blejë fletobligacionet e qytetarëve në tregun sekondar?
  • Fletobligacione të qytetarëve në tregun sekondar kanë të drejtët’i blejnë personat fizikë dhe juridikë.

 

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.