27 nëntor 2019, Shkup – Trajtimi i ujërave të zeza në qytetin e Shkupit, do të zgjidhet përgjithmonë me ndërtimin e stacionit filtrues, me çrast do të ulet ndotja e lumit Vardar dhe do të ngrihen standardet për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Qeveria në seancën e fundit i miratoi ligjet për financimin e projektit dhe i dërgoi në Kuvend.

Implementues i projektit do të jetë NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, Ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor dhe Ministrisë së Financave. Ndërtimi i stacionit filtrues duhet të fillojë në vitin 2020.

Për realizimin e këtij aktiviteti të madh infrastrukturor do të sigurohen: 68 milionë euro nga Banka Investuese Evropiane (BIE), 58 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), si dhe mjete grant nga BIE përmes Nismës për rezistencë ekonomike (Economic Resilience Initiative ERI në vlerë prej 10 milionë euro ose gjithsej 136 milionë euro. Qeveria do të ndërmarrë aktivitete në bashkëpunim me BIE dhe BERZH-in për sigurimin e mjeteve të grantit shtesë për investime në këtë projekt, që të ulen shumat e huasë.

Stacioni filtrues do të vendoset në komunën e Gazi Babës, në bregun e majtë të lumit Vardar në zonën e Trubarevës dhe do t’u shërbejë mbi 500.000 banorëve. Ky projekt ekologjik do të mundësojë trajtimin e ujërave të zeza urbane sipas standardeve të BE-së. Hartimi i Studimit fizibilit për stacionin filtrues për ujëra të zeza në Shkup u financua nga Qeveria e Republikës së Francës.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.