|

6 mars 2023, Shkup – Ankandi për emetimin e euroobligacionit të nëntë ka rezultuar i suksesshëm, me interes katër herë më të lartë nga investitorët në raport me ofertën. Nëpërmjet ankandit janë siguruar 500 milionë euro me interes kuponi prej 6.96%, ndërsa 100 milionë euro shtesë sigurohen nga instrumenti i përkrahjes makrofinanciare të Komisionit Evropian me normë interesi afërsisht 3%. Kjo do të thotë se rifinancimi i euroobligacionit të vitit 2016 dhe pagesave të tjera të huamarrjeve paraprake të maturuara dhe për të cilat janë destinuar këto mjete, do të realizohet sipas kostove të njëjta të interesit, të arritura me ankandin paraprak.

Interesi i investitorëve për euroobligacionin e nëntë ishte mbi 2 miliardë euro, ose gjysmë miliardë euro më i lartë se ankandi i parë, që dëshmoi edhe një herë besimin e tyre në politikat e qeverisë.

Pjesa tjetër e mjeteve të planifikuara për nevojat buxhetore për vitin 2023 sigurohet përmes huave të favorshme nga institucionet financiare ndërkombëtare, përkatësisht nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore etj., me interes më të ulët, që njëkohësisht do të jenë përkrahje për politikat  e zbatuara, të cilat në periudhë afatmesme dhe afatgjate do të kontribuojnë në rritje më të madhe.

Comments are closed.