2 shtator 2020, Shkup – Të ardhurat e buxhetit në muajin gusht arritën në 14.2 miliardë denarë, që është 13.9% më të ulëta në raport me vitin e kaluar. Në mënyrë kumulative nga fillimi i vitit, të ardhurat arritën në 119.6 miliardë denarë dhe janë në nivel më të ulët për 8.2% në raport me vitin e kaluar, që është përmirësim i lehtë në raport me gjysmën e parë të vitit kur në mënyrë kumulative të ardhurat ishin më të ulëta për 9% krahasuar me vitin e kaluar.
Në muajin gusht, të ardhurat tatimore ishin më të ulëta për 17.1% në raport me vitin e kaluar, ndërsa kontributet shënuan rënie prej 2.7%. Sa i përket të ardhurave tatimore, ka rënie në nivel mujor të TVSH-së prej 14.3%, akcizat prej 25%, tatimit mbi fitimin prej 28.9% dhe tatimit mbi të ardhurat personale prej 10.4%, ndërsa detyrimet e importit patën rritje prej 7.9%.
Shpenzimet në muajin gusht arritën në 17 miliardë denarë dhe janë për 5.8% më të larta në raport me vitin e kaluar.
Në mënyrë kumulative, të ardhurat e buxhetit duke përfshirë muajin gusht kanë rënie prej 8.2% për shkak të rënies së të ardhurave tatimore prej 12.1%. Kumulativisht, që nga fillimi i vitit ka pasur rritje të kontributeve prej 7.1%. Nga muaji janar deri në gusht, ka arkëtim më të ulët të pothuajse të gjitha tatimeve, përveç detyrimeve të importit, ku rritja shënon 7%. Tek tatimi mbi vlerën e shtuar vërehet një rënie kumulative prej 13.6%.
Shpenzimet e përgjithshme duke përfshirë muajin gusht arritën në 154.5 miliardë denarë dhe janë për 11% më të larta në raport me vitin e kaluar, me ç’rast shpenzimet rrjedhëse janë më të larta për 11.2%, ndërsa shpenzimet kapitale për 5.9%. Gjatë këtyre tetë muajve u realizua deficit prej 34.9 miliardë denarë apo 75.7% të asaj që ishte projektuar në ribalancin e buxhetit.
Ministria e Financave, në frymën e informimit transparent të realizimit buxhetit të qeverisë qendrore, vazhdon që përpara, në fillim të muajit apo 25 ditë para Kalendarit të publikimit të të dhënave për realizimin e buxhetit në nivel mujor.