U miratua rregullorja me të cilën përcaktohet mënyra se si bankat dhe shtëpitë e kursimit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme mund t’u ofrojnë qytetarëve dhe firmave shtyerje e pagesës së kësteve dhe përfitime tjera që do të lehtësojnë shërbimin e kredive gjatë krizës së koronës. Rregullorja është përgatitur nga Banka Popullore, Ministria e Financave dhe Asociacioni i Bankave të Maqedonisë, në mënyrë që gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të thjeshtohen dhe shpejtohen mundësitë e dhëna me ndryshimet rregullatore të miratuara nga Banka Popullore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me qëllim të lehtësimit të barrës financiare të qytetarëve dhe firmave, të cilat për shkak të krisës së koronës përballen ose mund të përballen me vështirësi reale gjatë pagesës së kredive në bankat dhe shtëpitë e kursimit.

Me rregulloren mundëohet ndryshimi i kushteve kontraktuale për kreditë që të realizohen më shpejtë dhe më thjeshtë, pa rrezikuar shëndetin publik – pa i vizituar ekspoziturat dhe filialet dhe pa pritur rend në sportele për të nënshkruar anekset e kontratave.

Bankat dhe shtëpitë e kursimit mund të ofrojnë kushte dhe kushte më të favorshme kontraktuale edhe pa kërkesë paraprake nga klientët e interesuar edhe atë nëpërmjet:

– Publikim në ueb faqet e tyre të internetit me ofertë për ndryshimin e kushteve për pagesën e kredive dhe/ose

– njoftim të veçantë për klientët, përmes komunikimit elektronik dhe/ose me shkrim.

Me rregulloren është përcaktuar se nëse personi fizik në afat prej 10 ditësh nga shpallja, përkatësisht nga marrja e ofertës,  në formë elektronike ose me shkrim nuk e lajmëron bankën/shtëpinë e kursimit që e refuzon lehtësimi e ofruar të barrës financiare, do të konsiderohet se oferta për ndryshimin e kushteve kontraktuale pranohet.

Që ti shfrytëzojnë kushtet më të favorshme kontraktuale të ofruara, personat juridikë do të duhet që të njoftojnë bankën ose shtëpinë e kursimeve në formë elektronike ose me shkrim që e pranojnë ofertën. Nëse personi juridik nuk e bën këtë në afat prej 10 ditësh, sipas rregullores do të konsiderohet se oferta nuk është e pranuar.

Gjithashtu, mbetet edhe e drejta e  shfrytëzuesve të kredive që të drejtohen deri tek bankat dhe shtëpitë e kursimit në rast të nevojës. Njëherit është paraparë që të njejtit të mund të drejtohen në form elektronike ose me shkrim, ndërsa përgjigjen do ta marrin përmes komunikimit elektronik.

Siç u kumtua më parë, në përputhje me ndryshimet rregullatore të miratuara, bankat dhe shtëpitë e kursimit do të jenë në gjendje të ofrojnë më shumë përfitime për qytetarët dhe firmat në fjalë:

– shtyrje, resprektivisht grejs periudhë për pagesën e kredive;

– prolongimin e pagesës së kredisë në periudhë më të gjatë;

– normë më e ulët e interesit, etj.

Kjo vlen për të gjitha produktet kreditore:

– kredi konsumatore, banesore, hipotekare, kredi për automobil etj.;

– kartela kreditore;

– tejkalim të lejuar (minus i lejuar);

– kredi të firmave.

Edhe gjatë përpilimit të Rregullores, bankat dhe shtëpitë e kursimeve kanë treguar që ata janë të gatshëm t’u përgjigjen nevojave dhe kërkesave të shfrytëzuesve të kredive të prekur nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi. Pra, siç u theksua më parë, ata janë të motivuar t’u ofrojnë qytetarëve dhe firmave të interesuara mundësinë për të ndryshuar kushtet ekzistuese të kontratës. Dhe është në interesin e tyre për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset të tejkalojnë tronditjen aktuale dhe të kenë kapacitet që të vazhdojnë të paguajnë borxhet e tyre.    

Në lehtësimin e barrës financiare të qytetarëve dhe firmave që shfrytëzojnë kredi ndërsa janëa të gditur nga kriza e koronës, bankat dhe shtëpitë e kursimit do t’i përmbahen kritereve të përcaktuara qartë në Vendimin për metodologjinë për menaxhimin me rrezikun kreditor, të miratuar nga Këshilli i Bankës Popullore.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.