Вести, Новости|

ASOCIACIONI BANKAR I MAQEDONISË

në bashkëpunim me

Bankën popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe

Komisionin për letra me vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Shpall

THIRRJE PUBLIKE

Drejtuar Shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut

 

U bëjmë thirrje shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në garën ndërkombëtare Kuizi evropian i parave. Ky kuiz është projekt i Federatës bankare evropiane, i përqëndruar në edukimin financiar të nxënësve të grupmoshës prej 13 deri 15 vjet.

Kuizi evropian i parave zhvillohet në fy faza – faza e parë përfshin garat kombëtare në secilin vend në mënyrë të veçuar, ndërsa faza e dytë e përfshin finalen evropiane. Gara kombëtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të mbahet në mënyrë virtuele më 24 mars të vitit 2021 në gjuhën maqedonishte dhe shqipe.

Ekipi i përbërë nga dy nxënësit më të mirë do të përfaqësojë vendin tonë në finalen evropiane e cila do të mbahet në mënyrë virtuele më 20 prill të vitit 2021 nga ora 11:00 deri në ora 13:00, në gjuhën anglishte.  Rrjedhimisht, fituesit kombëtarë të kanë njohuri solide të gjuhës anglishte.

Federata bankare evropiane do u ndajë çmim në para shkollave për fitimin e vendit të parë, të dytë dhe të tretë.

Garat do të realizohen përmes aplikacionit të veçantë elektronik për këtë qëllim Kahut (Kahoot!), e cila është platformë edukative në bazë të lojës.

U bëhet thirrje të gjitha shkollave të interesuara fillore dhe të mesme që të paraqesin klasat për pjesëmarrje në garën kombëtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, jo më vonë se deri më 15 shkurt të vitit 2021 në adresën elektronike në vijim të Asociacionit bankar të Maqedonisë: info@mba.mk

Gjatë kësaj, duhet të merret parasysh për si në vijim:

  • Secila shkollë fillore ose e mesme mund të paraqet më shumë klasa;
  • Nxënësit duhet të jenë të grupmoshës prej 13 deri 15 vjet në ditën e paraqitjes;
  • Së bashku me të dhënat për klasat duhet të dorëzohen të dhëna për arsimtarët/profesorët nën mentorimin e të cilëve do të zhvillohet përgaditja.

Materialet edukative të nevojshme për pjesëmarrësit nga Republika e Maqedonisë së Veriut për përgaditje të garës kombëtare dhe finalen evropiane dhe më tepër informata për Kuizin evropian të parave janë të qasshme në faqet vijuese të internetit: www.mba.mk dhe www.efb.eu.

Mbështetur nga:

  • Ministria e arsimit dhe shkencës e RMV-së
  • Ministria e financave e RMV-së

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window