4 mars 2021, Shkup – Ministria e Financave përgatit mundësi teknike që të monitorohen të hyrat dhe shpenzimet e buxhetit në bazë ditore, theksoi ministri Fatmir Besimi në konferencën e sotme për shtyp.
– Në drejtim të transparencës dhe llogaridhënies, sidomos sa i përket financave publike, ne në Ministrinë e Financave përgatisim edhe mundësinë që në bazë ditore të publikojmë të hyrat dhe shpenzimet e Buxhetit, si dhe saldon e buxhetit. Këto do të jenë të dhëna preliminare, tha Besimi.
Ministri i Financave shtoi se kjo do ta përforcojë besimin dhe do ta rrisë transparencën, ndërsa qytetarët do të jenë të informuar se ku shpenzohet çdo denarë dhe cili është efekti ndaj ekonomisë.