“Pakoja e parë e masave antikrizë është zbatuar me 90.1%, pakoja e dytë e masave është zbatuar 100%, pakoja e tretë 75.4% dhe pakoja e katërt 72.7%. Duhet të theksohet se disa masa nga pakoja e tretë dhe e katërt janë duke u realizuar gjatë këtij viti, kështu që zbatimi i përgjithshëm i masave në krahasim me planin mund të rritet dhe madje mund të arrijë edhe deri në 99% zbatim. Sa i përket përbërësve të PBB, përderisa nuk janë ndërmarrë masa, si subvencione të pagave, kontributet e pagave, kartelat pagesore dhe të gjitha masat që i kemi miratuar, rënia e konsumit privat do të ishte pothuajse e dyfishtë, gjegjësisht -11.8%, në vend të -5.6% aq sa është sipas të dhënave të publikuara të Entit Shtetëror për Statistikë. Në kuadër të pakos së katërt që janë subjekt i analizës, janë miratuar rreth 70 masa të ndryshme, në të cilat janë përfshirë dhe mbështetur kompanitë dhe qytetarët e prekur nga pandemia. Nga gjithsej 70 masa të miratuara në kuadër të të gjitha 4 pakove, në rrjedhë është zbatimi i 21 masave në vlerë prej 30 milionë eurosh, ndërsa zbatimi i 7 masave në vlerë prej 150 milionë eurosh janë procedurë parlamentare dhe shpresoj se deputetët së shpejti do të japin dritë jeshile edhe për këto masa”, theksoi Zaev dhe shtoi se ka sinjale pozitive se ekonomia rimëkëmbet, ndërsa për këtë konfirmim janë lëvizjet pozitive aktuale ekonomike dhe atë: rritja e lartë e eksportit; rritja e tregtisë; numri i rritur i kreditimit dhe rritja e pagës mesatare.
Kryeministri Zaev, theksoi se eksporti ka rritje nominale prej 15.4% në janar në bazë vjetore, importi i mallrave rritje prej 5.3%, gjë që deficiti tregtar në janar u ul për 29 përqind. Në janar qarkullimi në tregtinë e brendshme ka një rritje nominale vjetore prej 0.8%, paga mesatare ka rritje prej 2.7%, trende pozitive janë vërejtur edhe në kreditimin e qytetarëve dhe ekonomisë, kështu që në shkurt kreditë totale janë rritur për 4.4% në bazë vjetore, në shkallën e papunësisë është vërejtur një rënie graduale, punësimi është rritur.
“Në përputhje me lëvizjet dhe pritshmëritë e fundit makroekonomike dhe fiskale në raport me rrethin ndërkombëtar ekonomik, ekonomia vendore është paraparë të kthehet në rrugën e rritjes ekonomike në vitin 2021 dhe t’i tejkalojë goditjet e shkaktuara nga pandemia. Me rimëkëmbjen e ekonomisë globale, presim rimëkëmbje shtesë edhe të kërkesës së jashtme, që ndikon fuqishëm në eksportet tona, si dhe rritjen e konsumit të brendshëm, të mbështetur nga masat ekonomike antikrizë, do të nxisë rritjen ekonomike. Projektojmë rritje prej 4,1%, me pritshmëri që eksportet të rriten për 14%, investimet bruto për 7.7%, konsumi privat për 3.5%, konsumi publik për 4.3%, ndërsa numri i të punësuarve parashikohet të rritet për 1.9%, “dhe për të ulur papunësinë në përputhje me rrethanat”, tha Kryeministri.
Ministri Besimi theksoi se nga fillimi i vitit kemi lëvizje pozitive në ekonomi, që më lehtë dhe më shpejtë mund të detektohen përmes ana e të ardhurave të buxhetit.
“Të ardhurat nga tatimet dhe kontributet janë më të larta për 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar – e cila është një periudhë para krizës, ku nuk ka asnjë ndikim nga kriza me COVID-19, ku tatimet u mblodhën në vlerë prej 27.758 miliardë denarë dhe janë 6.2% më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja e të ardhurave nga tatimet është pothuajse sipas të gjitha llojeve të tatimeve, kështu që TVSH-ja është më e lartë për 11.4% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, tatimi mbi fitimin është më i lartë për 5%, detyrimet e importit janë më të larta për 10.4%, tatimi mbi të ardhurat personale është pothuajse në të njëjtin nivel me vitin e kaluar, me një rritje prej 0.8%. Kontributet janë në një nivel më të lartë krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar për 3.3%,” tha Besimi.
Ministri i Financave tha se Takimet pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, që mbahen këtë javë, është prezantuar Plani për financimin e rritjes së përshpejtuar (Growth Acceleration Financing Plan).
“Ky është dokument i ri strategjik i Qeverisë, që ka për qëllim që përmes gjetjes së mekanizmave të rinj dhe burimeve të financimit të nxisë rritjen ekonomike, por edhe të ndikojë në konsolidimin fiskal, gjegjësisht ngushtimin e deficitit dhe stabilizimin e borxhit publik. Plani për financimin e rritjes së përshpejtuar do të ketë rol të rëndësishëm për ekonominë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe rritjen e vendeve të reja të punës, përmes shfrytëzimit të investimeve publike dhe mjeteve nga kreditorët zyrtar për mobilizimin e kapitalit privat. Rezultatet e pritura janë përshpejtim i dyfishtë i rritjes ekonomike (prej 2,5% në 5% në afat të mesëm), mbajtje e nivelit të borxhit publik dhe deficit buxhetor në kuadër të kriterit të Mastrihtit dhe rritje e investimeve publike dhe private”, theksoi Besimi.
Qëllimi kryesor i këtij plani është që përmes krijimit dhe shfrytëzimit të mekanizmave të reja, instrumenteve, fondeve dhe burimeve për financim, të krijohet efekt multiplikativ, gjegjësisht krahas investimeve të planifikuara publike në vlerë prej 4 miliardë euro për periudhën 2021-2025, do të mobilizohen disa herë më shumë fonde dhe investime nga sektori privat. Me këtë, disa herë më shumë do të rriten gjithsej investimet në ekonomi dhe do të kontribuohet për përshpejtim shtesë në rritjen e bruto prodhimit vendor dhe krijimit të vendeve të reja të punës.
Plani veçanërisht do të mbështesë projekte ekologjike dhe klimatike, inovacione, si dhe iniciativa për shoqëri më të barabartë.