Кumtesa|

26 prill 2021, Shkup – Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) do t’i mbështesë reformat e planifikuara në drejtim të avancimit të decentralizimit fiskal në vend dhe përforcimit të kapaciteteve të pushteteve lokale, si dhe ndërtimin sistemit më të mirë të financave publike në përgjithësi. Sot, ndërmjet Ministrisë së Financave të përfaqësuar nga ministri i Financave Fatmir Besimi dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në vend Narine Sahakjan u nënshkrua Memorandum për mirëkuptim i cili parasheh bashkëpunime në disa fusha.

Parashihet përkrahje për reformat e financave publike dhe decentralizimin fiskal, përforcimit të autonomisë fiskale dhe kapaciteteve për mbledhjen e të ardhurave në vetëqeverisjes lokale, shkëmbim të praktikave më të mira për decentralizim fiskal, zbatim të aktiviteteve të Planit aksional për luftën kundër ekonomisë gri dhe mbështetje për zhvillimin e libiralizimit të tregut financiar.

– Zbatimi i reformave për krijimin e sistemit më të mirë të financave publike dhe decentralizimi fiskal janë prioritetet kryesore të Ministrisë së Financave. Mbështetja e partnerëve tanë ndërkombëtarë përmes shkëmbimit të përvojave dhe përkrahjes profesionale gjatë krijimit dhe zbatimit të reformave ka rëndësi të jashtëzakonshme për procesin dhe për ne. Me këtë Memorandum që e nënshkruam sot, rregullohet bashkëpunimi i Ministrisë së Financave me UNDP-në, që përfshin vërtet plan ambicioz të aktiviteteve, mes të cilave edhe krijimin e fondeve për barazim dhe për suksesshmëri, që do të përmirësojnë qasjen në financat e komunave. Gjithashtu, parashihen aktivitete për luftën kundër ekonomisë gri, siç janë krijimi i platformës dixhitale, si dhe aktivitete për përforcimin e kapaciteteve për zbatimin e Ligjit të ri për buxhetet, veçanërisht në pjesën Këshillit fiskal – tha ministri i Financave Fatmir Besimi.

Përfaqësuesja e përhershëm e UNDP-së Sahakjan, tha se UNDP-ja do të mbështesë procesin e avancimit të decentralizimit fiskal përmes ndihmës këshillëdhënëse dhe pilot mekanizmave për financimin e shërbimeve publike në nivel lokal.

– Sot e riafirmuam angazhimin tonë të përbashkët me Ministrinë e Financave që të përshpejtojmë progresin drejt Objektivave për zhvillim të qëndrueshëm përmes zbatimit të politikave rezonuse dhe gjithëpërfshirëse, rritjen e llogaridhënies së institucioneve publike dhe përshpejtimin e reformave në menaxhimin me financat publike dhe decentralizimin fiskal. Rritja e fuqisë së komuniteteve përmes përforcimit fiskal të pushteteve lokale dhe sistemit nënnacional në tërësi të financimit qeveritar janë pjesë integrale të politikave dhe strategjive të nevojshme për arritjen e Objektivave për zhvillim të qëndrueshëm. Prandaj, UNDP-ja do ta përkrahë zhvillimin e kornizës ligjore për decentralizimin fiskal përmes ndihmës këshillëdhënëse dhe pilotimin e mekanizmave për financimin e shërbimeve publike në nivel lokal – tha Narine Sahakjan, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në vend.

Plani për bashkëpunim mes Ministrisë së Financave dhe UNDP-së përbëhet nga 13 aktivitete, pjesa më e madhe e tyre i dedikohen anagazhimit për avancimin e decentralizimit fiskal. Një ndër aktivitetet është edhe krijimi i Fondi të barazimit dhe Fondi i suksesshmërisë për komunat që do të përmirësojnë qasjen në financa, për komunat që janë angazhuar në përforcimin e kapaciteteve për arkëtimin e detyrimeve lokale. Parashihet përcaktimi i treguesve për monitorimin e decentralizimit fiskal, rritjen e efikasitetit të arkëtimit të tatimeve lokale, përmirësimin e efektivitetit dhe profitabilitetit të ndërmarrjeve publike në komuna, si dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së tyre.

Gjithashtu, parashihen edhe aktivitetet lidhur me përcaktimin e vlerës së transfereve ndërkombëtare të personave juridikë për qëllime tatimore (çmimet transferuese), shkëmbimi elektronik i informacioneve për qëllime tatimore, aktivitete për luftën kundër ekonomisë gri, rritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Financave për zbatimin e Ligjit të ri për buxhete pas miratimit të tij dhe krijimit të Njësisë “Vlera për paratë” që do të masë (vlerësojë) impaktin e investimeve në ekonomi dhe zhvillimin e saj.

Të dyja palët theksuan se ndërtimi i sistemit më të mirë të financave publike, përmes zbatimit të reformave në disa fusha, do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të përshpejtuar që do të kontribuojë në krijimin e kushteve më të mira për jetë dhe ngritje të standardit të qytetarëve.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *