8 korrik 2021, Shkup – Harmonizimi i normave doganore me normat e BE-së do sjellë përforcimin e konkurrencës së industrisë vendore, rritje të investimeve nga kompanitë dhe si rrjedhojë edhe punësime të reja. Kjo u theksua në takimin e mbajtur në Ministrinë e Financave, ku morën pjesë ministri i Financave Fatmir Besimi, zëvendëskryetari i Qeverisë së RMV Bytyqi, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Arianit Hoxha si dhe përfaqësues nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, MASIT, MATTO, AmCham Maqedonia e Veriut.
Harmonizimi i normave doganore është kërkesë e sektorit të biznesit në drejtim të harmonizimit të normave doganore të numrave të caktuar tarifor me normat e Bashkimit Evropian. Në takim u prezantua analiza që përfshin të gjitha kërkesat e parashtruara për ndryshimin e normave doganore të numrave tarifor nga të gjitha odat ekonomike dhe efektin mbi ekonominë e Maqedonisë. Parimet mbi të cilat bazohet dhe përpilohet analiza janë mbrojtja e prodhimit vendor dhe harmonizimi i normave doganore me normat e BE-së, që duhet të kontribuojnë në përforcimin e konkurrencës së industrisë vendore, krijimin e kushteve më atraktive për investitorët e huaj, si dhe përfshirjen më intensive në zinxhirët e furnizimit global përkatësisht krijim të vlerës së shtuar.
Dialogu dhe partneriteti i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me komunitetin e biznesit zhvillohet në vazhdimësi. Përmes takimeve me komunitetin e biznesit, diskutohen të gjitha çështjet, për të cilat institucionet bëjnë analiza serioze dhe ndërmerren aktivitete adekuate. Nga komuniteti i biznesit morëm sugjerime që do të shqyrtohen në vazhdim dhe ajo që është në drejtim të ndihmës dhe përkrahjes, do të pranohet. Qeveria është kompetente për të krijuar kushte dhe një mjedis afarist për punën, zhvillimin e investimeve, eksportin dhe si rrjedhojë edhe ekonominë në tërësi.
Në Pakon e pestë të masave antikrizë, kërkesa nga sektori i biznesit ishin gjithashtu edhe krijimi i ambienti të favorshëm afarist përmes ripërcaktimit sistematik të Tarifave doganore, uljes së detyrimeve të tjera parafiskale dhe lehtësimit tatimor si dhe shtyrjes së disa detyrimeve publike.
Masat janë dizajnuar për përkrahje të drejtpërdrejtë të ekonomisë dhe kompanive dhe me këtë edhe përkrahje për qytetarët me përmirësimin e standardit të jetesës dhe kushteve të punës.