Кumtesa|

6 shtator 2021, Shkup – Kreatorët e politikave, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare, shoqërisë civile, akademikë, ekspertë, komuniteti i biznesit si dhe të gjitha palët që mund të punojnë në përmirësimin e dialogut politik mbi temat ekonomike dhe financiare me interes nacional dhe rajonal, u mblodhën në një vend në Konferencën e parë vjetore të Ministrisë së Financave, që mbahet sot dhe nesër në Shkup.

Konferenca, e cila ka për qëllim të mundësojë forum për shkëmbim të ideve, u hap nga ministri i Financave, z. Fatmir Besimi dhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev.

“Forumi ekonomik është Konferenca e parë vjetore e Ministrisë së Financave në të cilën do të diskutojmë për çështjet e rimëkëmbjes dhe zhvillimit të ekonomisë pas COVID-it. Ky debat duhet të shndërrohet në një arenë të debatit mbi reformat ekonomike. Kjo është iniciativë e re e Ministrisë së Financave me qëllim të lehtësimit dhe mundësimit të debatit mbi temat më të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Evropën Juglindore” theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, në hapjen e Konferencës.

Sipas ministrit Besimi, konferenca paraqet ngjarje unike dhe specifike për shkak se vjen në kohë të pandemisë, kriza më e madhe shëndetësore dhe ekonomike e këtij shekulli, në të cilën ne si njerëzim u ballafaquam me humbje të mëdha, kemi humbur shumë jetë, kemi humbur shumë njerëz të afërt, disa njerëz kanë humbur të afërmit, miqtë dhe kolegët e tyre, të tjerët kanë humbur punën, kategoritë më të ndjeshme u ballafaquan me vështirësi më të mëdha, shumë aktivitete të biznesit u mbyllën.

“Ne jemi këtu që të themi se COVID-i nuk do të na mposhtë. Ne jemi pjesë e aleancës globale për luftë kundër COVID-it dhe sot këtu do të flasim lidhur me rimëkëmbjen dhe jo vetëm për atë, por edhe për më shumë se rimëkëmbja, do të diskutojmë për rritjen, zhvillimin më të mirë, të përshpejtuar dhe të gjelbër” theksoi ministri i Financave, z. Besimi.

Ministri theksoi se vitin e kaluar u ballafaquam me rënie më të madhe të BPV-së në krahasim me tre dekadat e fundit. “Kemi parashikuar, theksoi ai, rënie prej 4.5% të BPV-së në vitin 2020 dhe sipas llogaritjeve tona kjo rënie do të ishte edhe më e madhe, por arritëm ta zvogëlojmë që të mos rritet në 8.7%. Kemi shpenzuar 11% të BPV-së si lehtësim fiskal për mbështetjen e ekonomisë dhe sektorit të shëndetësisë, për mbrojtjen e vendeve të punës dhe rimëkëmbjen e ekonomisë, për mbrojtjen e bizneseve”. Me disa masa ishin përfshirë kategoritë e ndjeshme sa i përket mbajtjes së vendeve të punës, ndihmës së bizneseve në tejkalimin e krizës. Kemi vepruar në anën e ofertës dhe konsumit. Vazhdojmë edhe në vitin 2021 me dy pako shtesë, të cilat përmbajnë komponentin zhvillimor, përfshirjen e investimeve dhe rritjen e numrit të vendeve të punës, me qëllim se rimëkëmbja do ta mundësojë zhvillim, theksoi ministri Besimi në Konferencën e parë vjetore të Ministrisë së Financave.

Ai theksoi se përgjigjja jonë përmes këtyre politikave për mbrojtje të jetëve të njerëzve dhe shpëtim të ekonomisë do të thotë presion fiskal dhe borxh, por edhe se kemi vendosur që të fokusohemi në konsolidimin fiskal dhe uljen e deficitit buxhetor, sipas rregullave fiskale prej 3 përqindje, përkatësisht 60% të BPV-së.

“Mësojmë nga e kaluara, të veprojmë në të tashmen dhe përgatitemi për të ardhmen. Për këtë vit, kemi projektuar rritje prej 4.1% dhe rritje mesatare vjetore prej 5.4% për pesë vitet e ardhshme. Me qëllim që të sigurohemi se kjo nuk do të mbetet vetëm një dëshirë, kemi përgatitur plan financiar për përshpejtimin e ekonomisë në mënyrë që të rimëkëmbet ekonomia pas Covid-it dhe të mundësohet zhvillim i përshpejtuar dhe i qëndrueshëm, duke ruajtur stabilitetin fiskal përmes mobilizimit të kapitalit të sektorit privat si plotësim të mjeteve të parashikuara me buxhetin” theksoi ministri Besimi.

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, në fjalimin e tij theksoi se ekonomia e vendit është e qëndrueshme dhe se rritet pas një viti, sipas të dhënave të sotme të fundit statistikore, nga të cilat mund të konstatojmë se kriza edhe zyrtarisht kalon dhe ekonomia rimëkëmbet, që paraqet konfirmim i analizave tona se ekonomia është e qëndrueshme dhe do të rritet.

“Sipas statistikës, në tremujorin e dytë të vitit, u regjistrua rritje pozitive e BPV-së në vlerë prej 13.1%. Në gjysmën e parë të vitit, rritja do të jetë 5.6%. Për këtë vit, parashikojmë rritje prej 4.1%, duke pritur se eksporti do të shënojnë rritje prej 10.6%, ndërsa investimet bruto do të rriten për 8%” theksoi kryeministri Zaev.

Potencoi se me mbetemi të përkushtuar për ngritjen e standardit dhe kushteve të jetesës në Maqedoninë e Veriut.

Kryeminstri Zaev potencoi se ne mbetemi të përkushtuar për ngritjen e standardit dhe kushteve të jetesës në Maqedoninë

“Pandemia na mësoi se është e pashmangshme që të bashkohen shoqëritë, qeveritë dhe kompanitë, që të përshtaten ndaj realitetit të ri dhe të krijohen politika, të cilat do të fokusohen në ndërtimin e barazisë, inkluzionin dhe qëndrueshmërinë e ekonomive” theksoi kryeministri dhe shtoi se në të ardhmen vijon përmirësimi i klimës së investimeve dhe biznesit, rezistencë ndaj goditjeve, pasqyrë ndaj investimeve të gjelbra dhe digjitalizimit, forcim i sistemit të shëndetësisë dhe arsimit si bazë për kapitalin njerëzor, forcim i kapaciteteve institucionale nacionale dhe në të njëjtën kohë ruajtje e konsolidimit fiskal” theksoi kryeministri Zaev.

Ai theksoi se ekipi ekonomik i Qeverisë punon vazhdimisht dhe me përkushtim në hartimin e planeve për zhvillimin e ardhshëm afatmesëm të vendit. “Me këtë, Plani ndërhyrës për investime 2021-2027 përfshin të gjitha investimet që planifikohen të realizohen në vend, duke përfshirë edhe investimet private të investitorëve vendas dhe të huaj. Plani paraqet dokument strategjik me elemente të përcaktuara, si vlera e investimeve, fushat kryesore e investimeve, qasja e investimeve etj.. Si plan plotësues i Planit ndërhyrës për investime 2021-2027, është hartuar Plani i rimëkëmbjes dhe financimit të rritjes së përshpejtuar, theksoi kryeministri Zaev.

Qëllimi kryesor i Planit është që ta financojë rimëkëmbjen e ekonomisë nga Covid-19, si dhe ta mbështesë përshpejtimin e rritjes së qëndrueshme, njëkohësisht duke ruajtur stabilitetin fiskal përmes mobilizimit të kapitalit të sektorit privat si plotësim të mjeteve buxhetore dhe huamarrjes. Plani pasqyron qasjen, përkatësisht krijimin e mundësive ligjore për zbatimin e Planit.

Siç theksoi kryeministri Zaev, plani në mënyrë të saktë definon strukturën qeveritare të njësive dhe ndarjen e kompetencave, me të cilat do të mundësohet zbatim i suksesshëm. Për herë të parë themi që të krijojmë Delivery Unit, Monitoring Unit dhe PIMA, përmes të cilave do të kemi pasqyrë të plotë mbi prioritetet e caktuara, realizimin, dobësitë, pengesat dhe detyrimet më urgjente. Unë sinqerisht besoj se kjo është mënyra që t’i kapërcejmë dobësitë institucionale dhe që t’i forcojmë kapacitetet tona” theksoi kryeministri Zaev.

Pjesëmarrësit në konferencën në gjashtë panele, të cilat do të mbahen sot dhe nesër, kanë mundësi unike që të diskutojnë lidhur me krijimin e politikave makroekonomike, financat publike, reformat strukturore, mobilizimin e kapitalit privat, përmirësimin e bashkëpunimit rajonal.

Ideja për organizimin e kësaj konference ndërkombëtare është rezultat i angazhimit të ministrisë së Financave si institucion për promovimin dhe zhvillimin e dialogut gjithëpërfshirës me aktorët socialë. Kjo konferencë duhet t’i vendosë themelet dhe në të ardhmen të shndërrohet në konferencë me traditë dhe ndikim të fortë në rajon dhe në Evropë.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *