25 shtator 2021, Shkup – Me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO – Aleancën dhe pas harmonizimit të legjislacionit të vendit, kompanitë nga vendi ynë tani kanë mundësinë të marrin pjesë në procedurat e prokurimit për nevojat e NATO -s dhe shteteve anëtare, dhe vlera totale e këtyre furnizimeve, për të cilat është e ngarkuar Agjencia për Mbështetje dhe Furnizim e NATO –s, tejkalon 5 miliardë euro në vit, u tha në konferencën për shtyp të Kryeministrit Zoran Zaev, ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe zëvendësministri i Financave Dimitar Kovaçevski , me rastin e promovimit të NATO Qendrës së Mbështetje të Kompanive.
Kryeministri Zaev theksoi se Qeveria ka ndërmarrë hapat e para për të siguruar pjesëmarrjen e barabartë të kompanive tona në furnizimet për NATO -s dhe se përveç sigurimit të së ardhmes sonë në aspektin e sigurisë, ofrohen një sërë mundësish të tjera që në mënyrë të drejtpërdrejt do të përfitojë ekonomia jonë, kompanitë tona, qytetarët tanë.
“Ne duam t’i sigurojmë afaristët, odat e ekonomike dhe të gjitha shoqatat e tjera të biznesit se NATO Qendra për Mbështetjen e Kompanive është vetëm një lidhje tjetër burokratike në proces, por një partner i besueshëm me të gjitha informacionet dhe njohuritë për të lehtësuar procedurën dhe për t’ju ndihmuar nëse i plotësoni kushtet për të marrë pjesë në furnizimet e NATO -s për t’u bërë partner biznesi i aleancës më të madhe ushtarake në botë”, tha Kryeministri Zaev.
Këto janë potenciale për lëvizje plotësuese të tërë ekonomisë sonë, tha Kryeministri, sepse ekziston një spektër i gjerë për nevojat e NATO -s për të cilat shpallet furnizimi, ndërsa për një pjesë të madhe të atyre nevojave në vendin tonë ka kompani që i ofrojnë ato produkte ose shërbime me çmime konkuruese.
Po hapen mundësi të mëdha për kompanitë nga aktiviteti informatik-kompjuterik, potencoi Kryeministri Zaev, dhe ato duhet të jenë kontraktorë ose nënkontraktorë të softuerit dhe zgjidhjeve të tjera kompjuterike për kompani të tilla si Er Bas Difens end Spejs, Atos Bellxhëm, Aj-Bi-eM Bellxhëm, Vektor Sinerxhi, etj.
“Ne jemi NATO, dhe tani, si pjesë e familjes euro-atlantike, të gjitha shtetet anëtare të saj e pranojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut si një partner të besueshëm dhe dinjitoz në Aleancën më të fuqishme ushtarake-të sigurisë në botë dhe në aspektin e bashkëpunimit ekonomik në mbështetjen e misionit të Aleancës”, tha Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në konferencën për shtyp për promovimin e NATO Qendrës për Mbështetjen e Kompanive.
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska theksoi se Qendra për Mbështetjen e Kompanive tashmë është krijuar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe u bëri thirrje kompanive që të pranojnë sfidën dhe të marrin pjesë në tenderët e furnizimit për nevojat e Aleancës.
“Bëhet fjalë për një treg vërtet konkurrues që nuk duhet të paraqesë pengesë për ne, por duhet të jetë një motiv shtesë për ne që të jemi më të mirë, më efikas dhe me cilësi më të mirë”, tha ministrja Shekerinska.
Shekerinska tha se mbështetja do të ishte thelbësore dhe gjithëpërfshirëse dhe inkurajoi kompanitë vendase të regjistrohen në regjistrat e operatorëve ekonomikë dhe të marrin konfirmimin e përmbushjes së kushteve për pjesëmarrje në procedurat për NATO prokurim.
“Përmes Qendrës për Mbështetjen e Kompanive, do t’u ndihmojmë kompanive që së pari të regjistrohen në agjencitë e NATO -s dhe më pas të kenë qasje në tenderat e shpallur. Qendra do të ndihmojë në transferimin e leksioneve të mësuara për aplikim të suksesshëm të tenderit, si dhe për lidhjen e kompanive maqedonase me gjigantët botërorë që tashmë kanë kontrata aktive me agjencitë e NATO -s dhe kanë nevojë për furnizues”, tha ministrja, duke shtuar se procesi i regjistrimit është i thjeshtë dhe i gjithë informacioni mund të gjendet në faqen e internetit të Ministrisë (Qendra për Mbështetjen e Kompanive).
Zëvendësministri i Financave, Dimitar Kovaçevski, tha se me hyrjen në NATO, përveç sigurisë dhe politikave, potencialet ekonomike për vendin tonë janë rritur dhe si kontribut në atë drejtim, Ministria e Financave ka realizuar obligimet e saj sipas Programit për vazhdimin e reformave për anëtarësim në NATO me Ligjin e ri për furnizime publike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, me të cilin u vendosën procedura që lejojnë kompanitë tona të marrin pjesë në tenderët e NATO -s.
“Hapja e këtij tregu të madh është një shans për kompanitë tona dhe një impuls për rritje të ekonomisë. Ministria e Financave do të vazhdojë të realizojë takime me komunitetin e biznesit për t’i ndihmuar ata të kualifikohen për pjesëmarrje në furnizimet e NATO -s”, tha zëvendësministri i Financave Dimitar Kovaçevski në promovimin e NATO Qendrës për Mbështetjen e Kompanive.