20 tetor 2021, Shkup – Plani për rritjen e përshpejtuar ekonomike i cili synon rritje më të madhe ekonomike, rritje të konsiderueshme të investimeve publike, por edhe stimulim të fuqishëm të investimeve private në periudhë afatmesme, ishte tema kryesore ku ministri i Financave, Fatmir Besimi, u drejtua me fjalimin e tij para nënkryetares së Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Ana Bjerde, drejtoreshës rajonale për Ballkanin Perëndimor, Evropën dhe Azinë Qendrore, Linda Van Gelder, drejtorit ekzekutiv të Bankës Botërore, Kun Davidse dhe drejtorit të Zyrës së Bankës Botërore për Republikën e Maqedonisë, Massimiliano Paolucci. Takimi u realizua në kuadër të Takimeve të vjeshtës të FMN-së dhe BB-së, me ç’rast zyrtarët e lartë të Bankës Botërore përgëzuan Planin për rritjen e përshpejtuar ekonomike, që do të miratohet në periudhën e ardhshme, si dhe vlerësimet pozitive në raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin e kaluar.
“Plani për rritje të përshpejtuar ekonomike do të ketë rol kyç në krijimin e vendeve të reja të punës dhe nxitjen e rritjes së ekonomisë së Maqedonisë së Veriut. Qëllimet përfundimtare fokusohen mbi tri pika: Rritja e investimeve, duke mundësuar shfrytëzimin më efikas të investimeve publike në vlerë prej 4 miliardë eurove në pesë vitet e ardhshme, me mobilizim të shumëfishtë të investimeve shtesë nga ana e sektorit privat; Rritja e përshpejtuar – dyfishimi i normave të rritjes ekonomike në periudhë afatmesme sa i prëket normave vjetore të rritjes prej 5%; si dhe Sigurimi i konsolidimit fiskal – të stimulohet ulja e borxhit publik nën 60% të BPV-së së vendit në periudhë afatmesme”, potencoi ministri Besimi. Korniza institucionale për zbatimin e Planit, që bazohet mbi strukturën e menaxhimit të projekteve të përcaktuar në mënyrë të qartë, është veçanërisht e rëndësishme.
Plani parasheh edhe vendosjen e instrumenteve financiare, qëllimi i të cilit, siç thotë Besimit “është rritja më e madhe ekonomike, jo vetëm përmes investimeve në sektori publik, por edhe përmes identifikimit të mënyrave të ndryshme për rritjen dhe stimulimin e kapitalit privat”. Një pjesë e instrumenteve do të promovohen dhe do të jenë funksionale në nivel rajonal.
Gjatë vendosjes së këtyre instrumenteve parashihet të merret përkrahje edhe nga Koorporata Ndërkombëtare Financiare (IFC) – organizatë në kuadër të Grupacionit të Bankës Botërore.
Në takim me BB, gjithashtu u bisedua për sistemin e intergruar informativ për menaxhim me financa (IFMIS), ku me vendosjen e tij, në mënyrë aktive punohet për, politikat e konsolidimit fiskal dhe qendrueshmërinë fiskale, përmirësimin e decentralizimit fiskal që do të kontribuojë në financim dhe zhvillim më stabil të komunave, si dhe reformën në sektorin shëndetësor me përkrahjen e BB-së.
Plani parasheh edhe vendosjen e instrumenteve financiare, qëllimi i të cilit, siç thotë Besimit “është rritja më e madhe ekonomike, jo vetëm përmes investimeve në sektori publik, por edhe përmes identifikimit të mënyrave të ndryshme për rritjen dhe stimulimin e kapitalit privat”. Një pjesë e instrumenteve do të promovohen dhe do të jenë funksionale në nivel rajonal.
Gjatë vendosjes së këtyre instrumenteve parashihet të merret përkrahje edhe nga Koorporata Ndërkombëtare Financiare (IFC) – organizatë në kuadër të Grupacionit të Bankës Botërore.
Në takim me BB, gjithashtu u bisedua për sistemin e intergruar informativ për menaxhim me financa (IFMIS), ku me vendosjen e tij, në mënyrë aktive punohet për: politikat e konsolidimit fiskal dhe qendrueshmërinë fiskale; përmirësimin e decentralizimit fiskal që do të kontribuojë në financim dhe zhvillim më stabil të komunave, si dhe reformën në sektorin shëndetësor me përkrahjen e BB-së.
Ministri, poashtu informoi për vendosjen e mekanizimit për përmirësim të implementimit të shpenzimeve kapitale (CAPEF), ku siç theksoi, tashmë jep rezultate të mira në pjesën e realizimit të investimeve kapitale. Nga fillimi i vitit deri në datë 15 tetor, realizimi i investimeve kapitale është prej 13.9 miliardë denarë dhe është për 55.7% më shumë në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ministri Besimi u falenderua për përkrahjen jashtëzakonisht të madhe, që Banka Botërore ia jep në kontinuitet vendit tonë.