Кumtesa|

20 tetor 2021, Shkup – Plani për rritje të përshpejtuar, i cili është një nga dokumentet strategjike që përgatitet nga Ministria e Financave dhe që është në prag të miratimit, si dhe mundësitë e ofruara për investim, sot u prezantuan para palëve të interesuara në zbatimin e aktiviteteve parapara nga plani.

Ministria e Financave vijon me praktikën sa i përket planeve dhe politikave me komunitetin e biznesit. Prandaj, e vendosëm edhe platformën SEFF, e cila është aktive që pas mbajtjes së Konferencës së parë të MF-së në muajin shtator të këtij viti, në kuadër të së cilës u zhvillua edhe diskutimi i sotëm me përfaqësuesit e odave ekonomike, bankat, partnerët zhvillimorë, si dhe institucionet që do të involvohen në realizimin e planit, përkatësisht drejtoritë e Drejtorisë së ZZHIT, Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut dhe Fondi për zhvillim teknologjik.

“Sa i përket përpjekjeve tona për konsolidimin fiskal, si dhe përpjekjeve për dyfishimin e rritjes ekonomike dhe arritjen e normave vjetore të rritjes së BPV-së prej rreth 5%, Ministria e Financave e përgatiti Planin për rritje të përshpejtuar ekonomike. Qëllimi i këtij plani është që të rriten investimet e përgjithshme në ekonomi dhe të mbetet në kursin e projektuar, që synon uljen graduale të deficitit fiskal dhe kështu ta ruajmë borxhin në nivel stabil”, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Ky plan ofron mënyra të reja të qasjes në kapitalin për financim të rimëkëmbjes dhe përshpejtim të rritjes ekonomike përmes projekteve të investimeve në sektorin publik dhe atë privat. Përveç instrumenteve tradicionale, propozohen edhe disa mënyra inovative për financimin e investimeve, shfrytëzimin e mjeteve në dispozicion të kreditorëve zyrtarë dhe shfrytëzimin e të gjitha mundësive për mobilizimin e kapitalit privat.

“Qëllimi kryesor i Planit është që përmes krijimit dhe shfrytëzimit të mekanizmave, instrumenteve, fondeve dhe burimeve të reja të financimit të krijohet efekt pozitiv multiplikativ, përkatësisht përveç investimeve publike të planifikuara me vlerë prej rreth 4 miliardë euro për perudhën 2022 – 2026, të financuara nga buxheti, fondet IPA dhe institucionet ndërkombëtare financiare, të mobilizohen shumëfish më shumë mjete dhe investime nga sektori privat, theksoi ministri dhe vlerësoi se me këtë do të ndikohet jo vetëm në rritjen e investimeve të përgjithshme dhe rritjes së përshpejtuar, por edhe në hapjen e vendeve të reja të punës.

Plani për rritjen e përshpejtuar ekonomike orientohet drejt investimeve në projekte publike, investimeve në sektorin privat, politikave reformuese dhe reformave institucionale, kurse sfera prioritare ku do të fokusohet janë ekonomia e gjelbër, dixhitalizimi, inovacionet dhe zhvillimi teknoligjik, kapitali njerëzor, infrastruktura fizike dhe kohezioni social. Mjetet për realizim, përveç nga buxheti, do të sigurohen edhe përmes institucioneve financiare ndërkombëtare dhe bilaterale, investitorëve institucionalë privatë, bankave dhe partnerëve zhvilimorë si dhe granteve.

Qeveria duhet ta miratojë Planin për financim të rimëkëmbjes ekonomike dhe rritjes së përshpejtuar, ndërsa aktivitetet e tij, parashihen për periudhën 2022-2026.

Gjatë diskutimit, një pjesë e instrumenteve që tashmë janë në dispozicion dhe instrumentet e reja të parashikuara në këtë plan u prezantuan nga drejtori i Bankës Zhvillimore, Kire Naumov, drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (FIZH), Kosta Petrov dhe drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike (ZZHIT), Jovan Despotovski.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *