1 nëntor 2020, Shkup – Kontributet e vazhdueshme në fushën e edukimit financiar dhe konfirmimi i rëndësisë së edukimit financiar po japin gjithnjë e më shumë rezultate, gjë që mund të shihet edhe përmes interesimit të popullatës së re. Këtë e vërtetojnë edhe rezultatet e konkursit të sivjetmë me rastin e Ditës Botërore të Kursimit, që tradicionalisht organizohet nga Ministria e Financave dhe Banka Popullore. Rezultatet e Konkursit tashmë janë publikuar në faqen e internetit të Bankës Popullore.
Ka pasur një interesim të madh te nxënësit e shkollave fillore. Në temën: „Kursimi – vendim i mençur për një të ardhme më të mirë“ mbërriti një numër më i madh i veprave letrare dhe artistike të nxënësve të shkollave fillore krahasuar me vitin e kaluar – 889 vepra në vitin 2021, krahasuar me 373 vepra në vitin 2020. Kanë mbërritur 181 vepra letrare – poezi, 180 vepra letrare – tregime dhe 528 vepra artistike – vizatime. Gjysma e numrit të përgjithshëm të punimeve janë dërguar në mënyrë elektronike.
Për konkursin e shpallur, pranuam 53 ese të shkruara nga nxënës të shkollave të mesme nga disa qytete të vendit. Tema e eseve ishte „Kursimi dhe menaxhimi i financave personale në epokën moderne digjitale”. Numri i punimeve është i përafërt me numrin e punimeve të dorëzuara një vit më parë. Në katër vitet e fundit të organizimit, ky konkurs është bë i njohur tek nxënësit e shkollave të mesme dhe tërheq vëmendjen e tyre.
Komisionet për vlerësimin e punimeve të pranuara shprehin kënaqësinë si për sasinë ashtu edhe për cilësinë e punimeve të paraqitura në Konkurs në vitin 2021, ku i referohen veçmas eseve të pranuara.
Shumica e eseve të marra karakterizohen nga cilësia solide sipas seriozitetit të pikëpamjeve të përcjella dhe stilit të të shprehurit, gjë që nxjerr në pah edhe niveli i dukshëm i edukimit financiar. Rrjedhimisht, eseja konsiderohet si opsion i përshtatshëm për nxënësit e shkollave të mesme si formë përmes së cilës ata mund të shprehin lirshëm pikëpamjet e tyre për kursimet dhe ta shqyrtojnë këtë temë nga këndvështrime të ndryshme. Sipas punimeve, tek disa të rinj ka zakone të zhvilluara të kursimit, por disa punime haptazi i referohen nevojës për më shumë informacion rreth kursimeve dhe institucioneve financiare, që është një konfirmim i drejtpërdrejtë i nevojës për aktivitete të mëtejshme në fushën e edukimit financiar të të rinjve. Për sa i përket temës, shumica e punimeve theksojnë ndërgjegjësimin për avantazhet dhe rreziqet e përdorimit të shërbimeve digjitale financiare, nevojën për edukim më të madh në këtë fushë, si dhe përfitimet e mundësive të edukimit financiar përmes përdorimit të kanaleve të edukimit digjital. Është kënaqësi e veçantë që në disa ese është theksuar se Konkursi inkurajoi nxënësit të lexojnë më shumë rreth edukimit financiar, duke arritur kështu qëllimin e tij.
Në përputhje me Strategjinë e parë kombëtare për edukim financiar dhe përfshirje financiare të miratuar, rregullatorët financiarë do të vazhdojnë me aktivitetet për edukimin financiar, si për të rinjtë ashtu edhe për të rriturit.
Nxënësit e shpërblyer në Konkursin për nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm me rastin e Ditës Botërore të Kursimit – 31 Tetor
Lidhur me konkursin e përmendur, më poshtë publikojmë listën e nxënësve të shpërblyer, sipas kategorive të ndara. Pranuam një numër të madh punimesh dhe me këtë rast falënderojmë të gjithë ata që morën pjesë dhe i përgëzojmë fituesit.
Në Konkursin për nxënës të arsimit fillor me temë „Kursimi – vendim i mençur për një të ardhme më të mirë“ arriti një total prej 889 punime nxënësish, prej të cilëve 181 vepra letrare – poezi, 180 vepra letrare – tregime dhe 528 vepra artistike – vizatime.
NË KATEGORINË KRIJIME ARTISTIKE PREJ KLASËS SË 1-RË DERI NË KLASËN E 5-TË JANË SHPËRBLYER:
- Stefan Trajkov, kl. II-2 SHFK “Vasil Glavinov“ – Veles
- Marta Dimitrijeviç, kl. V-b SHFK “Mirçe Acev“ – Shkup
- Mihaela Mladenovska kl. II SHFK “Goce Delçev” – Shkup
Fitues të lëvdatave:
- Iva Stoimanovski kl. V-2 SHFK “Kuzman Shapkarev” – Shkup
- Mihaela Smilkova kl. IV SHFK “Dame Gruev” – Sveti Nikollë
- Stefan Stojanoviç kl. III SHFK “Aco Shopov” – Shkup
- Kalina Smilevska, kl. V-a SHFK “Nevena Georgieva – Dunja“–- Shkup
NË KATEGORINË KRIJIME ARTISTIKE PREJ KLASËS SË 6-TË DERI NË KLASËN E 9-TË JANË SHPËRBLYER:
- Elion Miftari kl. VII-2 SHF “Përparimi” – Tetovë
- Angela Belogaska kl. VII-b SHF “Grigor Prliçev” – Shkup
- Leona Stojkovska kl. VIII-1 SHF “Koço Racin” – Kumanovë
Fitues të lëvdatave:
- Yllka Tairi, SHF “Përparimi” – Tetovë
- Aida Ilazi, SHF “Përparimi” – Tetovë
- Anid Selimi, kl. IX-1, SHF “Naim Frashëri” – Tetovë
- Elizabeta Stojanovska kl. VIII-1, SHF “Kirili dhe Metodi” – Tetovë
- Sara Naumovska kl. VIII-2, SHF “Sh. Kliment Ohridski” – Manastir
- Oleg Trajkovski, kl. IX-3, SHF “Goce Delçev” – Manastir
- Tamara Postolova, kl. IX-2, SHF “Nikola Karev” – Koçan
- Ilija Dimov, kl. VII-1, SHF “Nikola Karev” – Koçan
- Erudita Zilbeari, kl. VII, SHF “Eqrem Çabej” – Tetovë
- Benet Rexhepi kl. VI, SHFK “Faik Konica” – Tetovë
NË KATEGORINË KRIJIME LETRARE – POEZI PREJ KLASËS SË 1-RË DERI NË KLASËN E 5-TË JANË SHPËRBLYER:
- Sanja Saveska kl.II-2 SHF “Kuzman Josifoski – Pitu” – Kërçovë
- Vedrana Todorovska, kl. III-b, SHF “Sh. Kirili dhe Metodi” – Veles
- Teo Trajkovski, kl. V-b, SHF “Steve Naumov” – Shkup
Fitues të lëvdatave:
- Lia Drvoshanov, kl. III, SHF “Boris Trajkovski” – Strumicë
- Lina Gocevska, kl. V-1, SHF “Gjorgjija Pulevski” – Shkup
- Ema Cvetkova, kl. V, SHF “Mirçe Acev” – Shkup
- Dule Krstev, kl. V, SHF “Nikola Vapcarov” – Strumicë
- Bisera Vasilevska, kl. III-4, SHF “Blazhe Koneski” – Shkup
- Teo Dimçevski, kl. III-3, SHFK “Kuzman Josifovski – Pitu” – Shkup
NË KATEGORINË KRIJIME LETRARE – TREGIME NGA GLASA E 6-TË DERI NË KLASËN E 9-TË JANË SHPËRBLYER:
- Aurela Bajrami, kl. VII-2, SHF “Kirili dhe Metodi” – Tetovë
- Andrea Dimitrova, kl. VIII-2, SHF “Nikola Karev” – Koçan
- Kalina Ivkovska, kl. VI-b, SHF “Vojdan Çernodrinski” – Shkup
Fitues të lëvdatave:
- Dimitar Çiçovski, kl. IX-3, SHFK “J.H. Pestaloci“ – Shkup
- Bozhica Boskova, kl. IX-2, SHF “Sinisha Stoilov” – Zrnovci
- Ilina Tusevska, kl. VIII-v, SHF “Jan Amos Komenski” – Shkup
- Damjan Damjanski, kl. VI-v, SHF “Vojdan Çernodrinski” – Shkup
- Kristijan Trpçeski, kl. VII-1, SHF “Goce Delçev“ – Tetovë
- Damjan Ilievski, kl. VIII-b, SHF “Mirçe Acev” – Shkup
- Martin Arsoski, kl. VI-3, SHF “Kuzman Josifoski – Pitu” – Kërçovë
- Anastasia Markoviq, kl. VIII-2, SHF “Goce Delçev” – Tetovë
Në Konkursin e shpallur për nxënës të arsimit të mesëm në temën e dhënë „Kursimi dhe menaxhimi i financave personale në epokën moderne digjitale” në afatin e paraparë arritën 53 ese.
NË KATEGORINË ESE JANË SHPËRBLYER:
- Sandra Zdravkovska, viti i IV-t SHMQSH “Braka Miladinovci” – Shkup
- Teodora Tasevska, viti i IV-t UASH “University American College Skopje” – Shkup
- Stefanija Zdravkovska viti i IV-t SHMQSH “Braka Miladinovci” – Shkup
Fitues të lëvdatave:
- Tatjana Jovanovska viti i II-të SHMQSH “Gjorgi Dimitrov” – Shkup
- Jana Gligorovska, viti i IV-t SHMQSH “Rade Jovçevski – Korçagin” – Shkup
- Viktorija Panova, SHMK “Gjimnazi Koço Racin” – Veles