Кumtesa|

16 shkurt 2022, Shkup – Pas rënies së aktivitetit ekonomik në vitin 2020, FMN-ja projektoi rritje të PBB-së prej 4% në vitin 2021 dhe në vitin 2022, si reflektim i përmirësimit të konsumit, reformave të vazhdueshme, rritjes së investimeve publike dhe private dhe rritjes së remitancave nga diaspora. FMN detekton efektet e pritshme pozitive të planit qeveritar të investimeve (Plani për rritjen e përshpejtuar ekonomike), me ç’rast vlerësojnë se do ketë ndikim në rritjen e mëtejshme të kërkesës dhe stimulimin e rritjes.

Përveç kësaj, zbatimi i reformave dhe përmirësimi i mundshëm i perspektivave për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, mund t’i përforcojnë flukset hyrëse të kapitalit dhe besimin në ekonomi. Këto janë disa nga konkluzionet kryesore të Raportit më të ri të Misionit të FMN-së të publikuar pas kryerjes së konsultimeve sa i përket nenit 4 të Marrëveshjes së FMN-së, të mbajtur gjatë muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2021.

Në këtë raport, FMN-ja detekton se politikat për përkrahjen e ekonomisë kanë limituar rënien e aktivitetit ekonomik, kanë ndihmuar në drejtim të rimëkëmbjes së ekonomisë si dhe ruajtjes së vendeve të punës.

“Qeveria dhe Banka Popullore zbatuan masa ekonomike të fuqishme dhe në kohë, si reagim ndaj krizës së pandemisë, fillimisht të përkrahura me Instrumentin për financim të shpejtë në muajin prill të vitit 2020. Ulja e masave për përkrahje si dhe targetimi i tyre kontribuoi në rimëkëmbjen ekonomike, gjithashtu edhe në parandalimin e numrit më të madh sa i përket humbjes së vendeve të punës”, pohon FMN-ja.

FMN-ja thekson përmirësimin e bilancit fiskal në vitin 2021, falë realizimit më të mirë të të hyrave. Investimet pritet që të rriten në mënyrë të jashtëzankoshme, për shkak të stimulimit të iniciativave nga sektori publik. Ulja graduale e përkrahjes fiskale është si rezultat i përmirësimit të perspektivave ekonomike që duhet ta zvogëlojnë efektin ndaj rritjes.

Sipas raportit theksohet nevoja lidhur me konsolidimin fiskal gradual që do të ndihmojë në drejtim të ripërtëritjes së rezervave fiskale (baferë), krijimit të hapësirës për investime, si dhe zgjerimit të hapësirës fiskale për reagim ndaj tronditjeve të ardhshme. Këto rekomandime janë kyçur me sukses në Planin për qëndrueshmëri dhe konsolidim fiskal të Ministrisë së Financave.

Nëse rritet kërkesa vendase, konsolidimi duhet përshpejtohet me ç’rast do të ndihmojë në uljen e presioneve potenciale të inflacionit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar thekson nevojën për strategji afatmesme kredibile dhe gjithpërfshirëse, të fokusuar drejt mobilizimit të të hyrave, që në mënyrë të suksesshme mund të ndihmojë në përforcimin e konsolidimit.

Masat në pjesën e politikave tatimore mund të fokusohen drejt rritjes së drejtësisë vertikale dhe horizontale, me uljen përkatëse të lehtësimeve dhe lirimeve tatimore, si dhe shfrytëzimit më të madh të tatimeve në pronë dhe tatimeve ekologjike. Kjo duhet të realizohet paralelisht me arkëtimin e përmirësuar të të hyrave. Masat në pjesën e shpenzimeve mund të përfshijnë riorganizimin e subvencioneve bujqësore dhe riorganizimin e administratës publike.

Në periudhë afatshkurtër, sfidë do të jetë rimëkëmbja, para së gjithash për shkak të nivelit të lartë të pasigurisë, pandemisë dhe reziqeve në nivel ndërkombëtar. Politikat fiskale duhet të mundësojnë rritje me të lartë, të qëndrueshme, të gjelbër dhe limitim të reziqeve fiskale.

FMN-ja vlerëson se Buxheti për vitin 2022 në mënyrë përkatëse zvogëlon shpenzimet lidhur me pandeminë, duke lënë kështu hapësirë për fleksibilitet sa i përket ballafaqimit me pasiguritë.

Deficiti buxhetor projektohet të jetë në nivel prej 4.3% të PBB-së, që është në përputhje me projeksionet e Misionit të FMN-së. I njëjti siguron shpenzime më të mëdha në sferën e shëndetësisë, duke përfshirë edhe shpenzimet për vaksinat. Me anë të këtij Buxheti, njëkohësisht sigurohen mjete të padestinuara në vlerë prej 0.6%, me qëllim që të mundësohet reagim adekuat ndaj nevojave lidhur me pandeminë, thekson FMN-ja.

Duke vlerësuar progresin e deritanishëm, Fondi konsideron se përmirësimi i mëtejshëm sa i përket menaxhimit me financat publike do të përkrahë planin qeveritar të investimeve, me ç’rast me rëndësi është që të implementohet plotësisht plani aksional sa i përket realizimit të programit të menaxhimit me financat publike nga ana e Ministris së Financave. Ky raport pohon rëndësinë e Ligjit të propozuar për buxhetet, që pritet të miratohet gjatë vitit 2022 dhe të harmonizohet me kornizën e BE-së, si dhe do të shkaktojë ndryshime të konsiderueshme në krijimin e politikave fiskale, raportimin fiskal, rregullat fiskale, procesin e përgatitjes dhe realizimit të buxhetit.

Ministria e Financave dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të bashkëpunojnë në mënyrë të sukseshme me Fondin Monetar Ndërkombëtar, si një nga partnerët kryesor në zbatimin e reformave dhe arritjen e qëllimit sa i përket rimëkëmbjes së ekonomisë, përshpejtimit të rritjes dhe përmirësimit të qëndrueshmërisë fiskale.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *