17 shkurt 2022, Shkup – Financat janë stabile dhe në periudhën e ardhshme merren parasysh të gjitha rreziqet që të njëjtat të jenë në nivel stabil. Në buxhet ka likuiditet të mjaftueshëm sa i përket realizimit të të hyrave, edhe pse jemi në fillim të vitit në përputhje me projeksionet.
Kështu deklaroi ministri i Financave Fatmir Besimi në intervistën për Top Tema në televizionin Tellma, duke iu referuar instrumenteve të reja që do të ofrohen për financimin e projekteve të planifikuara përmes fletobligacioneve zhvillimore, projektuese dhe të gjelbra, si dhe fletobligacionit të indeksuar me inflacion që dedikohet para së gjithash për qytetarët që të motivohen për të investuar dhe të zvogëlohet ekonomia gri përmes tërheqjes së parave të gatshme ose kursimeve duke u bazuar në kuadër të zgjidhjeve ligjore.
Kjo parashihet në kuadër të huamarrjes vendase, kurse për huamarrjen e jashtme theksoi se në Buxhet është paraparë emetimi i euroobligacionit prej 250 milionë euro, për të cilin monitorohet situata dhe do të emetohet si vitin paraprak, kur tregu do të ketë kushte më të favorshme.
Mjetet nga hamarrja janë për projekte kapitale, kështu që edhe këto fletobligacone dedikohen në mënyrë konkrete, fletobligacionet projektuese janë për projekte të caktuara, fletobligacionet zhvillimore për projekte kapitale dhe fletobligacionet e gjelbra janë për projekte për zhvillim të gjelbër.
Lidhur me kërkesat për rritjen e pagave të administratës që është kërkesë e sindikatave, të harmonizohet me rritjen e pagës minimale, si dhe me kërkesën lidhur me rritjen e pensioneve, ku theksoi se Qeveria i merr në konsideratë të njëjtat dhe se përmes bisedimeve me palët e involvuara do arrihet edhe zgjidhja e qëndrueshme, ashtu siç u bë edhe me rritjen e pages minimale.
Diskutimet me sindikatat sa i përket kësaj çështjeje janë proces i vazhdueshëm dhe i rregullt. U diskutua për pagën minimale dhe u arrit zgjidhja që do të zbatohet si për sektorin privat, ashtu edhe për të punësuarit në sektorin publik. Në periudhën e ardhshme do të ulemi dhe t’i shqyrtojmë mundësitë, por kësaj çështje duhet t’i qasemi në në mënyrë realedhe në aspekt të produktivitetit. Në këtë moment, nuk mund të them se do të ketë rritje apo se nuk do të ketë. Mund të flas mbi atë që është planifikuar, ku deficiti i projektuar prej 4.3% i PBB-së, edhe nëse nuk e arrijmë rritjen e projektuar prej 4.6%, do të kemi realizim të tërësishëm të buxhetit, kjo gjë nënkupton se do të kemi deficit më të madh dhe rritje më të madhe të inflacionit, tha ministri, i cili potencoi se nuk janë shfrytëzuar të gjitha mekanizmat dhe se greva është zgjidhja e fundit.
Sipas tij, duhet të arrihet zgjidhje e qëndrueshme, si për çështjen e pagave, ashtu dhe për kërkesën e rritjes së pensioneve.
Sa i përket pensioneve, ministri Besimi theksoi se kjo çështje do të zgjidhet përmes dialogut me përfaqësuesit e pensionistëve dhe se lidhur me këtë duhet të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme përmes ndryshimit të metodologjisë.
“Punojmë mbi skenarë të ndryshëm. Po bëhen analiza sa i përket ndryshimit të metodologjisë me qëllim që të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme sistematike, që duhet të kontribuojë në përmirësimin e produktivitetit në ekonomi dhe përmes kësaj të rriten pensionet, theksoi ministri Besimi.
Ministri Besimi theksoi se masat që ndërmerren nga Qeveria për ballafaqim me krizën energjetike, janë në drejtim të parandalimit të rritjes së madhe të çmimit të energjisë elektrike në tregun e rregulluar, si dhe të produkteve themelore ushqimore, që shënojnë rritje nën ndikim të rritjes së çmimeve në bursat botërore.
Ministri Besimi theksoi se pritet stabilizimi i rritjes së çmimeve gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, se projeksioni ynë lidhur me inflacionin momentalisht është që të jetë në nivel prej 2.4%, por në varësi të çmimeve, inflacioni mund të jetë edhe më i lartë.