18 shkurt 2022, Shkup – Rimëkëmbja ekonomike, tranzicioni i gjelbër dhe modernizimi i sektorit energjetik, përmirësimi i sitemit arsimor, shëndetësisë, tregut të punës dhe përfshirjes sociale, si dhe tranzicioni dixhital dhe përforcimi i konkurrencës së kompanive vendase dhe integrimi i tyre në zinxhirin global të vlerave janë sfidat kryesore të vendosura me Programin për reforma ekonomike në periudhën e ardhshme trevjeçare.
Prioritetet e vendosura dhe masat e përfshira në to janë në një drejtim me prioritetet dhe rekomandimet e Komisionit Evropian për vendin. Në drejtim të rimëkëmbjes ekonomike janë edhe aktivitetet e parapara për qëndrueshmëri fiskale për periudhën e ardhshme atafmesme, njëkohësisht me përkrahjen e investimeve kapitale dhe në përputhje me Planin për qëndureshmëri fiskale dhe përkrahje të rritjes ekonomike, si dhe Planin për eritje të përshpejtuar dhe Planin investues intervenues.
Këto ishin konkluzionet kryesore nga takimi i nivelit të lartë me rastin e misionit vlerësues lidhur me Programin për reforma ekonomike për periudhën 2022 -2204. Nga ana e Komisionit Evropian takimin e udhëhoqi Michela Matuella, drejtoreshë e Drejtorisë për Ballkanin Perendimor në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme lidhur me politikat fqinjësore dhe zgjerimin, kurse nga ana e Maqedonisë së Veriut, ministri i Financave Dr.Fatmir Besimi.
Në këtë takim morën pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje ekonomike, ministrat nga Qeveria e RMV-së, si dhe përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme për Ekonomi dhe Financa dhe Drejtorisë për Punësim dhe Politikë Sociale.
Nga Michela Matuella u theksua se ky format i dialogut ekonomik në rajon zhvillohet vetëm në vendin tonë, me ç’rast nga vendi ynë jepen sinjale drejt KE lidhur me përkushtimin tonë për procesin e negociatave, ku programi për reforma ekonomike ka rol kyç dhe paraqet instrument operativ për zbatimin e reformave strukturore, që janë parakusht për shfrytëzimin e mjeteve financiare nga Plani ekonomik investues i BE-së për Ballkanin Perendimor.
Që të dyja palët potencuan rëndësinë e diskutimit për konkluzionet e përbashkëta që janë në kuadër të Dialogut ekonomik financiar me BE-në, që duhet të miratohen në muajin maj të këtij viti.
Siç theksoi ministri i Financave Besimi, konkluzionet e përbashkëta me rekomandime të miratuara në muajin maj do të jenë baza e përgatitjes së buxhetit të ardhshëm, si dhe do të jenë në drejtim të përfshirjes së reformave të domosdoshme të ministrive në planet e tyre të buxhetit.
Në këtë drejtim, ministri i Financave para përfaqësusve të KE-së, potencoi se programi i reformave ekonomike për ne paraqet dokument të rëndësishëm për vendosjen e konceptit “vlera e parave (value for money)” në procesin e buxhetit, me qëllim që të përmirësohet konkurrenca e vendit dhe të krijohen vende të reja të punës.
Rrjedhimisht, të dyja palët së bashku u pajtuan se përpjekjet në periudhën e ardhshme duhet të orientohen drejt konsolidimit gradual fiskal, njëkohësisht duke i kushtuar vëmendje zbatimit të investimeve kapitale të nevojshme për tranzicionin e gjelbër, pastaj për përforcimit të kapitalit njerëzor përmes përmirësimit të kornizës ligjore të tregut të punës, cilësisë së sistemit arsimor dhe përfshirjes sociale, si dhe përmes vazhdës së aktiviteteve për dixhitalizimin e shërbimeve publike, racionalizimin e detyrimeve parafiskale si dhe zvogëlimin e ekonomisë joformale.
Ta dyja palët në fund të takimit u pajtuan se dialogu duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen në këtë formë si një forum për shkëmbimin e mendimeve për reforma dhe masa në kontekstin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit.
Ministri i Financave në KE, më datë 29 janar e dorëzoi Programin për reforma ekonomike, i cili ka për qëllim që përmes masave konkrete reformuese të ndikojë mbi sfidat kryesore të konkurrencës së vendit në kuadër të dialogut me Bashkimin Evropian për plotësimin e kritereve ekonomike.
Programi është dokumenti më i rëndësishëm strategjik në dialogun ekonomik me Komisionin Evropian dhe vendet anëtare të BE-së. Programi përfshin kornizë afatmesme të politikës makroekonomike dhe fiskale, si dhe reformave strukturore që duhet të kontribuojnë për rritjen e konkurrencës së ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës.