22 shkurt 2022, Shkup – Gjatë kësaj jave, Republika e Maqedonisë së Veriut pret përgjigje ndaj aplikimeve të parashtruara për katër projekte sa i përket përkrahjes përmes programit të Komisionit Evropian për përkrahje për Ballkanin Perëndimor.
Këtë e theksoi ministri i Financave Fatmir Besimi pas përfundimit të takimeve në Bruksel, duke theksuar se vendi ka aplikuar me katër projekte në fushën e transportit, mjedisit jetësor dhe energjetikës, me ç’rast priten rezultate nëse ato projekte do të përkrahen dhe lidhur me atë se sa do të jetë vlera e tyre.
Me planin për rritje të përjshpejtuar ekonomike për pesë vitet e ardhshme planifikohen 4 miliardë euro investime nga sekori publik dhe 8 miliardë euro shtesë nga sektori privat. Këto investime të planifikuara, lidhja e tyre me Planin evropian të investimeve, si dhe mundësia për përkrahjen e tyre ishin temat e takimeve në Bruksel.
Programi evropian i investimeve parasheh investime prej 9 miliardë eurove në Balkanin Perendimor për periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2027 dhe 20 miliardë euro mjete shtesë, që mund të tërhiqen përmes Fondit garantues nga sektori privat.