Кumtesa|

25 shkurt 2022, Shkup – Pushtetet monetare dhe fiskale koordinohen dhe monitorojnë nga afër zhvillimet ndërkombëtare dhe efektet e tyre potenciale në ekonominë vendase dhe janë të gatshme t’i përshtasin politikat në mënyrë përkatëse.

Në këtë drejtim, sot u mbajt takim ndërmjet guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angellovska Bezhoska dhe ministrit të Financave, Fatmir Besimi, ku u bisedua për zhvillimet aktuale ndërkombëtare, efektet në ekonominë globale dhe pritshmëritë për ekonominë e Maqedonisë.

Në këtë takim u theksua se ekspozimi direkt i ekonomisë sonë ndaj ekonomive të Rusisë dhe Ukrainës është shumë i vogël. Ato nuk janë të pranishme në sektorin financiar dhe investimet e huaja direkte si dhe remitancat që vijnë nga këto vende, kanë pjesëmarrje nën 1% në vlerat e përgjithshme.

Por, duke pasur parasysh pjesëmarrjen e Rusisë dhe Ukrainës mbi ofertën në tregjet globale të lëndëve të para, priten efekte indirekte sa i përket çmimeve të produkteve primare. Gjegjësisht, nëse kjo situatë reflektohet mbi rritjen e ekonomisë europiane mund të ketë ndikim edhe në investimet vendase dhe të huaja, duke ndikuar kështu edhe mbi aktivitetin ekonomik.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se hapësira për zbutjen e efekteve potenciale përmes politikave është adekuate, ndërsa stabiliteti i sistemit financiar gjithashtu paraqet përkrahje për rezistencë ekonomike. Vitet e fundit u krijuan mekanizma përkatëse mbrojtëse në sistemin financiar, me ç’rast do të mundësohet funksionimi i këtij sistemi në mënyrë të pandërprerë dhe përkrahja e mëtejshme kreditore e aktitivitetit ekonomik. Gjithashtu, niveli përkatës i rezervave devizore mundëson hapësirë të mjaftueshme sa i përket sigurimit të likuiditetit të mjaftueshëm devizor të ekonomisë vendase.

Bota po ballafaqohet edhe me një problem të ri pas pandemisë. Fillimi i luftës ruse dhe ukrainase kishte efekt mbi tregjet globale dhe invesititorët. Çmimet e produkteve primare, gjegjësisht të ushqimit dhe energjensave pësuan rritje ndërsa çmimet e aksioneve shënuan rënie, me ç’rast sjellja e këtillë e invesitorëve në këto raste është e pritshme. Kjo gjë do të ndikojë edhe në procesin e rimbëkëmbjes sa i përket zinxhirëve globalë, nëse marrim parasysh rolin e Rusisë dhe Ukrainës që kanë mbi to, si një nga podhuesit më të mëdhenj të energjensave dhe grurit.

Në takimin e sotëm u theksua se Ministria e Financave dhe Banka Popullore ndjekin me vëmendje situatat në kuadër të kompetencave të mandatit të tyre, me ç’rast në kohë shkëmbehen informacionet dhe reagohet në mënyrë përkatëse ndaj zhvillimeve.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *