Кumtesa|

15 mars 2022, Shkup – Këtë vit ndodhemi në krizë enorme energjetike dhe çmimesh dhe duhet të përshtatemi dhe ta pasqyrojmë atë në Buxhet, sepse gjithçka tjetër nuk do të realizohej. Prandaj, jemi duke u konsultuar dhe duke e rishikuar buxhetin për t’u përshtatur sipas situatës, por ashtu si vitin e kaluar, i cili ishte gjithashtu i vështirë me ç’rast arritëm rritje, edhe këtë vit planifikojmë rritje, por që do të rishikohet për shkak të ndryshimit drastik të situatës.

Kështu deklaroi ministri i Financave Fatmir Besimi i ftuar në emisionin Analiza 24 në TV 24, ku theksoi se rritja e parashikuar për këtë vit prej 4.6% u bazua në përforcimin e investimeve dhe se kjo mbetet edhe më tej prioritet që është i përfshirë edhe në pakon e masave.

Si në vitin 2021 ashtu edhe në vitin 2022, rritja në përgjithësi u bazua në rritjen e investimeve. Prezantuam Planin për rritje të përshpejtuar, ku përveç mjeteve të buxhetit, planifikohet që në periudhën e ardhshme të promovohen instrumente që do të tërheqin kapitalin privat dhe që do të stimulojnë rritjen. Kjo është përfshirë edhe në pakon e re të masave ku vlerësohet se ndikimi i tij do të jetë mbi 500 milionë euro, theksoi ministri.

Ai përmendi masat përmes Bankës Zhvillimore për linjën kreditore me kushte të favorshme për kompanitë prej 100 milionë euro dhe lidhur me to diskutohet me Bankën Evropiane të Investimeve për tranzicionin e gjelbër, dixhitalizimin dhe konkurruencën, e cila, siç shpjegoi ministri, do të mobilizojë 200 milionë euro shtesë kredi të favorshme nga bankat e investimeve tregtare.

– Me huamarrje prej 100 milionë eurove do të sigurojmë 300 milionë euro kredi për ekonominë. Ky është pikërisht efekti me ç’rast do të kemi konsolidim fiskal jo vetëm në anën e shpenzimeve, por edhe në anën e të hyrave. Aktiviteti ekonomik prej 300 milionë eurove do të sjellë më shumë të hyra sesa 100 milionë euro, potencoi ministri.

Në drejtim të nxitjes së kompanive për të investuar, ministri përmendi funksionimin e Fondit garantues, i cili është gjithashtu pjesë e pakos së masave, që kompanive të cilat kanë probleme të marrin kredi në banka, u mundëson që me garanci nga Banka Zhvillimore të bëhen kompani me aftësi kreditimi.

Gjatë intervistës, bëri të ditur se deri në fund të vitit mjetet nga KE-ja do të jenë në dispozicion përmes Programit të investimeve ekonomike për Ballkanin Perëndimor, i cili është instrument i ri që do të ofrojë garanci të favorshme për bankat nacionale zhvillimore për projektet e mëdha investuese.

Republika e Maqedonisë së Veriut, siç theksoi ministri, do të jetë ndër vendet e para që do ta shfrytëzojë këtë instrument dhe vlerësoi se do të jetë përkrahje e jashtëzakonshme për ekonominë tonë, pa e ngarkuar më tej buxhetin me deficit dhe borxh publik.

Duke iu referuar shpenzimeve kapitale në buxhet, theksoi se ato këtë vit kanë realizim më të lartë prej 40% se periudha e njëjtë e vitit të kaluar dhe vuri në dukje se atij si ministër i Financave dhe ekonomisë sonë, u konvenon të mbesin projeksionet në buxhet për shpenzimet kapitale, të cilat këtë vit janë në nivel 38.2 miliardë denarë dhe janë 28% më shumë se vitin e kaluar.

“Vitin e kaluar realizuam 81% të shpenzimeve kapitale. Mbetet të shihet në vijim se si do të zhvillohet ky vit, sepse situata me çmimet dhe kriza energjetike ka çrregulluar shumë gjëra në tregjet botërore dhe ne me mbi 77% të tregtisë me BE-në nuk jemi të imunizuar nga kjo. Kështu që varet edhe nga pakoja e masave. Mua si ministër i Financave dhe ekonomisë sonë, na konvenon që të mbeten këto proporcione në buxhet. Prandaj e shfrytëzova si atut kryesor në Kuvend dhe ashtu u qasëm edhe gjatë hartimit të buxhetit, tha ministri.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *