Кumtesa|

15 mars 2022, Shkup – Në Buxhetin për vitin 2022, i cili u miratua në Kuvend, parashihet huamarrje prej 600 milionë eurove. Me ç’rast nga kjo vlerë, 545 milionë euro janë për mbulimin e deficitit të planifikuar në Buxhet dhe pjesa tjetër është për rritjen e depozitave që lihen zakonisht në fund të vitit për vitin e ardhshëm për rezerva.

Kështu deklaroi ministri i Financave Fatmir Besimi i ftuar në emisionin 24 Analiza në Tv 24, duke theksuar se shteti këtë vit do të marrë borxh prej 600 milionë eurove.

Huamarrja e parashikuar, siç theksoi, mund të bëhet në tregun e jashtëm, duke pasur parasysh situatën aktuale dhe lëvizjet në tregun e jashtëm dhe me qëllim që të lihen më shumë mjete në tregun e brendshëm për ekonominë. Megjithatë, theksoi se nuk përjashtohet që të bëhet huamarrje si në tregun e jashtëm ashtu edhe në tregun e brendshëm.

Ministri theksoi se janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për emetimin e eurobondit, i cili është planifikuar me Buxhetin për vitin 2022.

 “Gjithçka është përgatitur. Analizohet gjendja për të hyrë në treg atëherë kur ka kushte më të favorshme, përkatësisht për të arritur çmimin më të ulët, duke qenë se aktualisht kushtet dhe normat e interesit janë ndryshuar, përkatësisht ndryshe nga viti i kaluar normat e interesit janë më të larta. Ne si vend nuk e kemi problem likuiditetin, nuk nxitojmë se duhet ta bëjmë atë sot, nesër. Presim momentin e duhur dhe sipas rekomandimeve të ekspertëve, ata që përcjellin lëvizjet, pastaj ta bëjmë atë, deklaroi ministri.

Ministri theksoi se kjo bëhet me konsorciumet e jashtme me të cilat është kryer përgatitja për emetimin e eurobondit, ku janë realizuar procese të suksesshme, si dhe me eurobondin e fundit të emetuar nga viti i kaluar me normë historikisht më të ulët të interesit.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *