Кumtesa|

7 prill 2022, Shkup – Do të përforcohen kapacitetet e institucioneve kompetente për zhvillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian në kuadër të kapitullit për kriteret ekonomike. Sot, zëvendësministri i Financave, Filip Nikolloski, realizoi takim me Mojmir Mrak, i angazhuar nga Sekretariati për Çështje Evropiane si ekspert i kritereve ekonomike në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE.

Kriteret ekonomike janë një nga kapitujt themelorë në procesin e anëtarësimit, që tashmë, sipas metodologjisë së fundit për zgjerim të BE-së, ku tashmë janë edhe pjesë të procesit të negociatave. Duke qenë se kapitulli është kompleks dhe i ndërlidhur me disa kapituj ekonomikë, nevojiten udhëzime konkrete se si të zhvillohen negociatat aderuese në kuadër të këtij kapitulli.

Zëvendësministri i Financave theksoi se përmirësimi i kapaciteteve për menaxhim ekonomik nënkupton koordinim më të mirë të politikave ekonomike dhe arritjen e qëllimeve për ekonomi konkurruese dhe vende të reja pune.

“Kriteret ekonomike (Kriteret Ekonomike të Kopenhagës) që vendi duhet t’i përmbushë për anëtarësim në Bashkimin Evropian i referohen ekzistencës së ekonomisë funksionale të tregut dhe kapacitetit për ballafaqim me presionin e konkurrencës dhe fuqisë tregtare në Unionin Evropian. Për këtë kapitull nuk ishte gjithmonë e qartë se si do të zhvillohet procesi i negociatave.

Prandaj, përkrahja e profesorit Mojmir Mrak është më se e mirëpritur.

Ministria e Financave është koordinatore e procesit të përgatitjes së Programit të reformave ekonomike dhe sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, ky program është ndër më të mirat në rajon. Duke pasur parasysh se Programi në mënyrë direkte i referohet plotësimit të Kritereve ekonomike, vlerësojmë ekspertizën e profesorit Mrak sa i përket kapitujve ekonomikë dhe menaxhimit ekonomik.

Veçanërisht e vlerësojmë përpilimin e udhëzuesit për këtë proces, i cili do të na mundësojë që më mirë të përgatitemi për negociatat e anëtarësimit në pjesën e kritereve ekonomike, ndërsa nga ana jonë do të bëhet gjithçka që nevojitet me qëllim që të përforcohen kapacitetet për këtë pikësynim”, theksoi zëvendësministri Nikolloski.

Në këtë takim të pranishëm ishin edhe sekretarja shtetërore e Ministrisë së Financave, Jelena Tast dhe këshilltari shtetëror i SÇE-së, Dragan Tillev.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *